Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Problemet do zgjidhen në PS, pa përjashtimin e askujt
English

Rama: Problemet do zgjidhen në PS, pa përjashtimin e askujt

Tiranë, 5 nëntor 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama në fjalën e mbajtur në Kongresin që po zhvillon kjo parti u shpreh se, kjo është dita për të folur për vizionin për Shqipërinë dhe për partinë e madhe të shqiptarëve.

“Ne takohemi sotnjë ditë shumë të vështirë për vendin, secili prej jush ka për të treguar shumë për varfërinë dhe frikën që ka pllakosur vendin, por secili prej nesh ka shumë për të dhënë për një frymë të re shprese dhe besimi. Ne përjetuam fitoren e madhe të Shqipërisë që paguan taksa, dhe zhgënjimin e madh nga vjedhja e turpshme në Tiranë, fitorja tregoi se sa pranë fitores jemi në zgjedhjet e ardhshme, por zgjedhjet e 8 majit treguan se nuk mund ta heqim paqësisht me votë këtë qeveri, janë të shumtë shqiptarët që e dinë se Saliu nuk mund ta pranojë fitoren me votë”, u shpreh Rama.

Ai tha para delegatëve të Kongresi se do flasë hapur dhe troç sa të mundet, me zemër dhe drejtpërdrejtë, edhe para atyre që e nderojnë, edhe para atyre që e gjykojnë duke u nisur nga gjykimet e tyre.

“Atyre që më mbështesin u them se sot jam më shumë se kurrë i vendosur që ta bëjmë Shqipërinë që duam përmes një PS që i duhet Shqipërisë. Do të jemi me ju më pranë se asnjëherë, për të hapur PS kudo ku ka shqiptarë, për ta bashkuar partinë tonë me çdo shqiptarë dhe shqiptare që kërkon ta heqë këtë qeveri dhe për ti dhënë krahë bashke me ju ambicies për një Shqipëri pa borxhe, pa plehra dhe pa një barbarizëm social", theksoi Rama.

Siç informon NOA, kryesocialisti tha se me programin e ri nis fillimi i një rruge të re për të ripërtërirë besimin se Shqipëria do të bëhet dhe mund të bëhet dhe se këtë do e bëjë PS dhe Aleanca për te Ardhmen, për tu lënë fëmijëve një Shqipëri të lirë që është amaneti i të parëve.

“Ky është fillimi i një rruge të re për ta futur politikën në çdo shtëpi, jo për ndasi, me reforma radikale që programi parashikon. PS nuk vuan nga mungesa e lirisë dhe debatit brenda saj, është e vetmja parti shqiptare ku liria punon”, u shpreh Rama.

Sipas tij edhe nëse PS ka një problem ai do të zgjidhet me përkushtimin e të gjithëve dhe pa përjashtimin e askujt, duke mos tradhtuar familjen politike.

a.y/NOA

KOMENTE