Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Bajrami që vjen të na gjejë më mirë
English

Berisha: Bajrami që vjen të na gjejë më mirë

Tiranë, 6 nëntor 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Pak minuta më parë Kreu i Qeverisë Sali Berisha vizitoi Komunitetin Mysliman me rastin e festës së Kurban Bajramit i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Liri Berisha.

Pas daljes nga takimi me kreun e këtij komuniteti, Selim Muça, Kryeministri u shpreh se, “Në këtë ditë të shenjtë u dërgoj të gjithë besimtarëve myslimanë dhe gjithë besimtarëve të zotit, urimet e mia më të përzemërta. Uroj që sakrifica e çdo shqiptari këtë ditë të hyjnizimit dhe sakrificës, sakrifica e çdo shqiptari dhe shqiptareje për vete, familjen, shoqërinë dhe zotin ti bëhet dritë në rrugë në ndërtimit e të mirës, paqes të shpresës, të harmonisë dhe të ardhmes. Uroj që kjo ditë ti gjejë shqiptarët vitin e ardhshëm, më të begatë, më të lirë më të sigurtë, le të lutemi bashkë me zotin që bajrami që vjen të na gjejë edhe më mirë”.

Ndërkaq ai i evitoi pyetjet e tjera duke thënë se, sot është dita e hyjnizimit të sakrificës dhe jo dita e politikës.

Pak çaste pas Kryeministrit Berisha, në ambientet e Komunitetit Mysliman, mbërriti edhe Kryeparlamentarja Topalli për të uruar besimtarët myslimanë.

a.y/NOA

KOMENTE