Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Parashikimi i motit për 7 nëntor 2011
English

Parashikimi i motit për 7 nëntor 2011

Tiranë, 6 nëntor 2011, NOA- Sipas MeteoAlb, një sistem i fuqishëm vranësirash do të vendoset në orët e para të mëngjesit në vendin tonë duke kushtëzuar mot të paqëndrueshëm. Si pasojë vranësirat dhe shirat do të jenë dominuese pothuajse në të gjithë territorin. Shira me intensitet mesatar do të ketë në veri dhe veriperëndim të vendit ndërsa e gjithë pjesa tjetër do të ketë shira të dobët.

Gjatë pjesës së dytë të ditës parashikohet përmirësim i kushteve të motit duke bërë që në zonat e ulëta dhe bregdetare të ketë kthjellime ndërsa në zonat malore lindore do të dominojnë vranësirat dhe shirat e dobët. Në mbrëmje dhe gjatë natës vranësirat dhe shirat e dobët do të zhvendosen vetëm në veri dhe verilindje të vendit duke lënë pjesën tjetër të territorit në ndikimin e motit të kthjellët.

Për sa i përket situatës termike, temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në vlerat e mëngjesit por mesdita do të sjellë rënie të temperaturave për shkak të vranësirave dhe shirave gjatë ditës.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det me 40 km/h dhe drejtim jugperëndimor duke bërë që në Adriatik dhe Jon të gjenerohet dallgëzim 4 ballë.

Europa

Nesër, Europa Jugperëndimore dhe Pellgu i Mesdheut do të dominohen nga vranësira dhe reshje të dendura shiu. Situatë kjo e ndikuar nga një qendër me presion të ulët atmosferik e vendosur mbi Mesdhe si edhe një fronti të ftohte me shtrirje nga Spanja deri në Italinë veriore. Problematike situata do të mbetet në veri të kontinentit ku reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulëta do të mbeten prezent në të gjithë Skandinavinë. Gjithashtu me vranësira dhe reshje shiu do të ketë një pjesë e qendrës së kontinentit por në sasi të pakta. E gjithë pjesa tjetër e kontinentit do të karakterizohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta.

Ngjarje ekstreme në Europë:

- Pellgu i Mesdheut alarmon shira intensive dhe stuhi ere

- Spanja do të mbetet me stuhi të forta ere dhe dallgë të larta

- Italia Veriore rrezikohet nga rrebeshe shiu afat-shkurtër

a.y/NOA

KOMENTE