English

Buxheti 2012, Berisha: Nuk do të rriten taksat

Tiranë, 7 nëntor 2011, NOA/Albana Qehajaj – Kryeministri Berisha ia ka kushtuar të gjithë fjalën e tij në mbledhjen e përjavshme të grupit kuvendor, buxhetit të shtetit për vitin 2012.

“Ky buxhet, është më i madhi që qeveria shqiptare ka paraqitur në Kuvend dhe që është votuar ndonjëher”, u tha Berisha deputeteve,

Sipas kreut të qeverisë, tre kushtet kryesore të buxhetit të ri do të jenë: Kontrolli i borxhit, deficiti buxhetor ndër më të ultit në hapësirën e BE-së dhe kontrolli i inflacionit.

“Jemi të gjithë dakord që skeleti makroekonomik duhet të respektohet më çdo kusht. Pra, ruajta e treguesve makroekonomikë në nivele të shpallura nga qeveria e të pranuara si të shëndetshme, përbën përparësi madhore për ne.

Në gjetëm një borxh 72% të GDP-së e kur kreditë përdoreshin për të paguar rroga dhe pensione. Por, në sajë të reforma ekonomike, ia kemi dalë të ulim borxhin nën 60% e të mbajmë deficitin buxhetor me standarde të kontrolljmë inflacionin. Ia dolë, të dyfishojmë rrogat dhe pensionet e ulta”, tha Berisha.

Kryeministri tha se, edhe në 2012-tën, Shqipëria do të listohet në të paktat vende që do rrisi rrogat dhe pensionet, ndërsa garantoi se nuk do të ketë rritje taksash.

“Të thuash që do heq taksën e miellit, por do prek bukën e grurin, ke gënjyer tre herë.

Por, mjerë ata që tentojnë të gënjejnë shqiptarët. Ata do t’ua presin vetë faturën”, deklaroi Berisha duke iu referuar edhe programit të ri ekonomik të prezantuar nga kryesocialisti Edi Rama.

Pas rrogave dhe pensioneve: Infrastruktura

Kryeministri Berisha pohoi sot se në buxhetin e vitit 2012, pritet që prioritet të jetë sërish infrastruktura.

“Duhen jo më shumë se 1.5 mld euro për të vazhduar të transformojnë Shqipërinë.

Parashikimi është pothuaj gjysëm miliard dollarë. Por, përveç të paparashikuarës, të gjitha të ardhura nga privatizimet do shkojnë për infrastrukturën. Çdo rrugë e re është me shumë besim te shqiptarëve në qytetet dhe fshatrat ku jetojnë”, tha ai.

a.q/NOA

KOMENTE