Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ena! Dhio! Tria!
English

Ena! Dhio! Tria!

Nga Artan Hoxha

1. Kongresi i socialistëve u mbajt të shtunën e kaluar. Ndryshe nga para a pas vlerësimet e kundërshtarëve në qeverisje, Kongresi shënon një tjetër hap drejt normalizimit politik të opozitës. Bashkë me të, edhe të politikës shqiptare. Fjalim i gjatë e gjithëpërfshirës i kryetarit Rama. Ambasadorët në lozhë. Përshëndetje personalitetesh të Europës së majtë në ekran. Himni i Europës së Bashkuar si kolonë zanore. Shumë më mirë se demonstratat në sheshe, me a pa dhunë apo hapje-mbylljet e fushatave me ritëm luftarak. 2. Opozita socialiste shpalosi programin. Disa e kuptojnë si program politik. Disa si manifest. Disa si program elektoral. Disa si program qeverisës. Disa një përzierje e të tërave. Disa si asnjëra nga këto. Shumica brenda socialisteve e mbështetën. Kur i lexuan 90 faqe?! E mbështetën pa e lexuar atëherë! I mjafton leximi i kryetarit. Disa e kritikuan me dashamirësi. Disa e kritikuan ca më rëndë. Disa shmangen kritikën e fortë që bluanin në mendje. 3. Ish-Presidenti Meidani provoi, me matematikë e logjikë, se krijimi i 300 mijë vendeve të punës në katër vitet e para qeverisëse është i pamundur. Meidani nuk e përdori vetë termin “mashtrim”. Shprehu shijen e hidhur që i kish lënë premtimi i pamundur. Termin “mashtrim” e përdori media, pasi lexoi vërtetimin bindës. Kryetari Rama dhe dy të tjerë nuk mëtuan. Anatemuan Meidanin dhe të tjerët si ai që “rrikërkan në prehrin e Saliut”. Kaq. Shumë më mirë se përjashtimi i këtyre siç përflitej. Delegatët zgjodhën strukturat. Sipas midesë së kryetarit. Nxitësit e kthesës, edhe kur ajo po ndodh, as të dëshirueshëm për shumicën, as të ndëshkuar prej saj. 4. Programi, na pëlqen a jo, nuk është marksist siç u tha nga kundërshtarët. Nëse Marksi ka sugjeruar taksa progresive, ky s’ka qenë as i pari dhe as i vetmi. Taksat progresive janë një model fiskal gjerësisht i përhapur në vendet e zhvilluara a në zhvillim e që qeverisen nga të majtë apo të djathtë. Pasojë e kombinuar e historisë, ideologjisë dhe nevojës së shtetit për para. Socialistët, më në fund, u shprehën për sistemin fiskal që synojnë. Tipikë të majtë. Më shumë se kaq. Të majtë klasikë. Shumë më mirë kështu, sesa si në zgjedhjet 2009 kur nuk u shprehën asfare. 5. Programi nuk shtjellon se si do jetë taksa progresive. Herët a vonë do ta bëjnë vetë ose do detyrohen ta bëjnë se do pyeten vazhdimisht. Është a s’është sistemi që i duhet Shqipërisë, aq më shumë në këto kohë krizash, do kemi boll kohë të merremi. Por, që taksa e sheshtë të ketë sjellë polarizimin, varfërimin a ndarjen e shqiptarëve apo rrënimin ekonomik të vendit, siç pretendon kryetari Rama, edhe kjo s’ka vend ku mund të rrijë. Do diskutojmë boll edhe për këtë. Së shpejti. 6. Programi propozon përdorimin e disa shkallëve për tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH). Heqjen për disa produkte bazë, si: qumësht, vezë, bukë, ilaçe apo inpute bujqësore. Përgjysmim e më shumë për disa produkte të tjera. As ky propozim nuk është marksist, por veçse një propozim tipik e klasik i majtë. Edhe TVSH me dy a tri shkallë gjen në shumë vende të botës së zhvilluar apo në zhvillim e që qeverisen nga të majtë a të djathtë. Edhe kjo është pasojë e kombinuar e historisë, ideologjisë dhe nevojës së shtetit për para. 7. Lidhur me TVSH-në, programi socialist është, të paktën, i qartë në propozim. Për këtë mund të diskutojmë që tani. Diskutimi ka nisur e do vazhdojë. Por një gjë dihet edhe nga studentet mesatarë të ekonomisë. Ulja e TVSH-së për disa produkte me qëllimin e mirë të lehtësimit të barrës së jetesës së shtresave në nevojë, çon në vështirësimin e jetës së këtyre shtresave dhe përfitimin, si për çudi, të të pasurve nga kjo ulje. Efekt kontrovers social i mirënjohur. Amortizimi i tij kërkon manovra të tjera shtesë me rezultat të dyshimtë. Rrezik për financat publike. Aq më shumë në këto kohë të turbullta. Do kemi mundësi të flasim edhe për këtë. S’ka urgjencë. 8. Programi ripërsërit idenë e shërbimit shëndetësor universal kundër sistemit të sigurimeve shëndetësore. Të dyja modelet debatohen sot në çdo vend të botës. Këtu s’ka asnjë çudi. Por propozimi socialist është shumë i paqartë për momentin. Me aq sa thuhet, duket sikur shpresohet që sistemi shëndetësor buxhetor të funksionojë, si për ndonjë mrekulli, ndryshe nga ç’ka keqfunksionuar deri këto kohë, ndërsa sapo kemi filluar të hedhim hapat e parë drejt sistemit shëndetësor, bazuar në sigurimet shëndetësore. Pozicion ekstrem socialist. Pasiguri për të ardhmen. Këtu kërkohet detyrimisht konsensus i gjerë për kombinimin e duhur të mekanizmit të tregut me përkrahjen sociale. S’kemi luksin të bëjmë hapa të mëdhenj para-prapa. 9. Konsensusi i gjerë politik kërkohet edhe për reformën e pensioneve, arsimit, përkrahjes sociale. Programi socialist është i cekët në të gjitha këto drejtime. Por, të paktën, nuk të jep përshtypjen e ndonjë pozicioni ekstremal me modelet e ndërtuara deri tanimë apo me projeksionet për të ardhmen. Vëmendja e treguar ndaj (ish)pronareve apo të (ish)përndjekurve politikë plotëson një vakum a hezitim historik të socialisteve. Politika e jashtme, për herë të parë lëvruar nga kryetari Rama, nuk tingëlloi keq. Europën ta sjellim këtu. Besnikëri ndaj Amerikës: këtu, atje, kudo e kurdo. Mirënjohje ndaj Italisë, pavarësisht veseve berluskoniane dhe plehrave të frikshme napolitane. Mirënjohje, tashmë si të barabartë, edhe ndaj Greqisë poturevarur. 10. Për të mos e zgjatur. Kongresi, pavarësisht tezave radikale a propagandës me shifra të deformuara e keqlexuara mbi gjendjen e vendit dhe fajet e qeverisë, ishte një normalitet shqiptar. Situata nxihet në të zezë të thellë. Kështu dalin në pah ngjyrat e kopertinës së kapakut të programit. Shqipëria shihet e rrënuar në gjithçka e me gjithsej. Kështu justifikohet nevoja e rimëkëmbjes së vendit përmes tezave radikale të programit. Kërkohen votat e 95 për qind të shqiptarëve përmes ca mesazheve të shpresës, ca ideve të arsyeshme, ca shtrembërimeve mbi faktet e ca mashtrimeve me premtime të bukura e të paarritshme. Asgjë e paparë deri më sot. 11. Gjithçka në funksion të herës së tretë. Një herë humbi se Saliu ia vodhi natën. Ai flinte. Herën tjetër, pasi i ruajti mirë natën, Saliu, dinak e i dhunshëm, ia vodhi ditën. Ai ishte i lodhur ditën, ngaqë ndenji pa gjumë natën. Herën e tretë do ruajë edhe natën, edhe ditën. Do ngrejë policinë e Tij elektorale. E freskët. Ushtarët e Saliut të lodhur. Ndaj s’ka për të pasur herë të tretë. E treta, e vërteta. Por, edhe në vjedhtë, siç e ka zakon, orteku i votave, në tejkalim të vjedhjes, do vijë nga 95-përqindëshi. Ndaj duhet nxitur shumica në instinktet bazike të urrejtjes ndaj 5-përqindëshit të pasur. Por, ju të pasurit, gjithsesi, mos kini gajle se ju merr Ai në mbrojtje. Lojë. Këtu fillon e mbaron problemi i Tij. Ka shpresë tek hera e tretë. Ka frikë nga hera e tretë. Ena! Dhio! Tria! Hidhu! Këtu! Nga përtej! 12. Ndaj, Kongresi nuk pati vëmendje të përqendruar në çështjen e ditës. Vendnumërosë në integrimin europian. As fare-fare në harresë nuk e la. Kryetari Rama diçka tha në fjalimin e gjatë e temëshumë. Diçka si: “Politika duhet t’i dalë zot vendit dhe t’i lërë mënjanë sherret e llastimet e saj mediokre…… duke vendosur veten tonë në dispozicion të plotë të shpresave e të halleve të atdheut… duke i lënë mënjanë të gjitha grindjet e sherret për hesape mirëfilli politike…. Stuhia që po afron, nuk do të na gjejë jashtë mureve të Europës”. Djali tekanjoz, të cilit një ditë i ra një fuqi e madhe, lodër në duart e tij deri sot, duket se po shtrohet. Po rritet. Premtoi. Në fjalimin e tij, të shtunën e kaluar, në Kongres, tha se: “Të hënën do të bëjmë një propozim të ri në kuadrin e planit tonë për përshpejtimin e integrimit”. Seç kam një ndjesi për mirë. Po pres sot, e hënë, 7 nëntor 2011, me TV ndezur. Për sihariqin.

Gazeta "Panorama"

KOMENTE
  • livalu Ligor Luarasi13:54 - 07 Nëntor 2011
    DUHEN DEGJUAR TE DY KAMBANAT,POPULLI. Nje analize e programit te PS-ste, sakte,gjere,thelle,dhe sriozisht pa pasur anesira por nga nje analist neutral,apo nga nje grup analistesh neutrale,qe me keto analiza ti sherbejne popullit jo partive,deri me sot nuk eshte bere.Edhe pasi lexova e rilexova Z.A.Hoxha,ne fund ndjeva se analiza e tij plot thumba,riperseritje idesh,shkarje nga e verteta,rendim nga nje ane qe te ngrihet tjetra,etj,etj,konkludova se kjo analize i ngjet lerimit te tokes me plugun prej druri,jo me ate bashkekohor per te pasur nje toke sa me pjellore,ku te punoje me deshire shqiptari i syrgjynosur neper bote,populli yne punetor, tek enderon token e tij te shkretuar e te lene djere.Programi i PS-ste, jo per ta levduar,sepse mbroj mencurine:Te degjohen te dy kembanat(programet) pastaj te flasesh o ti krahasosh,ka shume idera qe duhen analizuar nje per nje, thelle dhe seriozisht.E vertetoi fjalia e z.Hoxha e perseritur disa here:Do kemi kohe per kete e do kemi kohe per ate,pastaj per kete o per ate.Sikur populli ka nevoje per filozofirat e pa fund dhe me zhurmonjes qe shohim neper TV-ion, qe perfundojne me gerveret:C'je ti pa ku une?u bere ti te me mesosh mua? Nje nga fjalite qe nuk mu duke reale,por edhe ofenduse ishte ajo qe thosh se:Djali tekanjoz,duket se po shtrohet,po ritet................ Ne nje analize te ceket mendoj se s'ka shqiptar qe mos pranoje se ne rrugen e pa shkelur asnjehere te DEMOKRACISE alla-shqiptaro-moniste nga c'do politikan i tranzicionit,le te kete c'faredo moshe,seicili nga ta, po shtrohet,dhe po ritet.Le te na jape z.Hoxha nje politikan te tranzicionit 20 vjecar qe paska qene perfekt apo i sakte ne teorite dhe praktikat e tij,ne c'do fron politik qe ai ka punuar gjate kesaj kohe dhe qe s'qenka shtruar apo s'qenka ritur. E verteta ajo eshte: njeri me shume tjetri me pak te gjithe politikanet tane ne tranzicion kane mekatet e tyre,tjeter pune se antaret e c'do partije, njeshit te tyre kane frike ti thone mekatet qe ka.Edhe kur ja kane thene,seicili vete e di si e sa o qysh e ka pesuar.PSE? sepse eshte nje nga te metat e demokracise alla-shqiptaro-moniste,qe kritikuesi i njeshit s'ka imunitet mbrojtes si e ka njeshi.Z.Hoxha s'ka as kurajo,as deshire te flase se si nje nga partia e tij,po shtrohet e po ritet ne kete rruge ku politikanet tane as ender s'kishin pare jo pastaj ta shkelnin o te drejtonin me ligjet aq strikte e te drejta te demokracise,ku e bardha s'behet kure e zeze dhe e zeza s'behet kure e bardhe.Ne Shqiperi o jashte saj ende ka shqiptare qe nuk dijne c'do te thote fjala demokraci,mos themi qe ka edhe kolltugofage qe e ngaterojne kete fjale ne shqip. Z.Hoxha deri sa te jemi gjalle edhe do shtrohemi edhe do ritemi,edhe para se te ndrojme jeten,minutat e fundit do kesh edhe ti c'te mesosh,apo ndoshta kuiton se je ritur e je maturuar plotesisht? Mos te kuitoj sa mekate ben njeriu, nga me pisanjozet edhe kur eshte ne moshen e trete.