English

Përmbytjet në Itali, një i ri lajmëron përmes Facebook: Jam gjallë

Genova, 6 nëntor 2011, NOA – Mendohej se ishte i zhdukur gjatë përmbytjeve të sotme në Genova, më pas i numëruar në mesin e viktimave të shkaktuara nga shirat e rrëmbyer, që kanë pushtuar Italinë fqinje, por një i ri ka përdorur një mjet unik, Facebook-un, për t’u thënë të gjithëve: “Hej, jam gjallë”.

Rrjeti social Facebook, aq i përdorshëm nga të rinjtë për të komunikuar me të dashurit e miqtë, ndihmoi në pak minuta 21-vjeçarin Kristian Silvestri, t’i shpëtojë mbytjes duke dalë në sipërfaqe i gjallë.

Kristiani gjendej në rrugën “Fereggiano”, kur një valë e madhe uji e mori me vete.

Ai rrëfen se si shpëtoi duke u kapur pas mureve të një pallati, nga ku ndihmoi edhe dy djem të tjerë, si dhe shpëtoi nga mbytja disa persona aty pranë.

veri të Italisë ende bien shira të rrëmbyer.

Në Liguria, bëjnë me dije mediat italiane, është shpallur gjendje e jashtëzakonshme për 24 orë, ndërkohë që në Piemonte po monitorohen zonat lumore e urat nga Specialistët e Mbrojtjes Civile, pasi lumi Po për shkak të reshjeve të dendura është fryrë mbi pesë metra duke dalë nga shtrati i tij.

Si rezultat i gjendjes së jashtëzakonshme të përmbytjeve kanë gjetur vdekjen gjashtë persona, mes të cilëve, tre shqiptarë.

mit/NOA

KOMENTE