Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ufot, kurbani dhe kongresi, sipas Berishës
English

Ufot, kurbani dhe kongresi, sipas Berishës

Tiranë, 7 nëntor 2011, NOA/Update – “Rilindja Shqiptare”, ose programi i ri politik i socialistëve nuk ka kaluar pa u komentuar nga kryeministri Berisha, përgjatë rreshtave në fjalimin për buxhetin e vitit 2012.

“Autobuzi ecën para drejt etërve”, tha kryeministri këtë të hënë, pak minuta pasi Rama nga selia e PS-së ka lajmëruar fillimin e debatit në bazë për programin politik të së majtës. Programi, me 4 kapituj u prezantua nga vetë Rama në 120 minuta në Kongresin e 5 Nëntorit.

“E cilësoj si kurban kongres sepse në doktrinë, kurbanin duhet ta pranojë i gjithëfuqishmi, quhet kur pranohet. Por, kur nuk pranohet të shkon kot. Ufot nuk kanë shanse të pranohen. Dhe zoti ufo nuk pranohet, tentativa e tij dështoi”, deklaroi Berisha, duke paralajmëruar kështu se nuk do të ketë asnjë mundesi negocimi edhe për pikën e fundit të prezantuar sot nga kryesocialisti: Axhendën e detajuar me afate për ligjet që kërkojnë 84 vota në Kuvend, e që tashmë janë rikthyer në Komisionet Kuvendore.

a.q/NOA

KOMENTE