Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjendet në Tropojë Ismet Hysaj, që vrau gruan në “Kurban Bajram”
English

Gjendet në Tropojë Ismet Hysaj, që vrau gruan në “Kurban Bajram”

Tropojë, 10 nëntor 2011, NOA/ Irma Toptani – Kapet në Tropojë ku fshihej tek familjarët e tij, polici privat, që vrau thikë në sy të vajzës dy-vjeçe, gruan me të cilën bashkëjetonte, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.al.

Krimi tronditës ndodhi mesditën e festës së shenjtë të “Kurban Bajramit” në Tiranë, në afërsi të zonës, ku ndodhet dogana e kryeqytetit.

40-vjeçari, Ismet Hysaj u arrestua sot në orët e drekës në vendlindjen e tij Tropojë, ndërsa kërkohej prej të dielës së krimit, kur vrau me thikë, 27-vjeçaren Edlira Doçi, me të cilën bashkëjetonte qëkurse ishte divorcuar nga ish-bashkëshortja e tij, me të cilën kishte edhe një djalë 12-vjeçar.

Policia e Tiranës dyshoi se motiv për krimin u bë xhelozia.

Dy ditë më parë, policia gjeti tek të afërmit e tij në Tiranë, vogëlushen dy-vjeçare, të cilën, Ismet Hysaj e kishte marrë me vete ditën kur i mori jetën me thikë, bashkëjetueses së tij.

Sipas dëshmive të marra në polici, Edlira Doçi, gruaja me të cilën bashkëjetonte pa kurorë, polici privat Ismet Hysaj, punonte si kameriere në një lokal në Tiranë.

Çifti konfliktohej shpesh për shkak se viktima kthehej vonë në shtëpi, dhe mëngjesin e të dielës, polici privat Ismet Hysaj i ka dhënë fund konfliktit, duke i marrë asaj jetën me thikë në sy të vajzës dy-vjeçare.

mit/NOA

KOMENTE