English

Reagon Kuvendi: Mediat deformuan të vërtetën e makinës

Tiranë, 10 nëntor 2011, NOA – Kuvendi i Shqipërisë përgënjeshtroi si të pavërtetë zërat, që pretendonin se makina me të cilën u arrestua Emiliano Shullazi, është pronë e këtij institucioni.

Sekretari i Përgjthshëm i Kuvendit Marlind Myftiu bëri me dije përmes një komunikate për shtyp se “Makina, me të cilën u arrestua Shullazi nuk është pronë e Kuvendit. Në respekt të mirëinformimit të opinionin publik dhe për të mos deformuar të vërtetën, Kuvendi përgënjeshtron si të pavërteta, keqdashëse dhe abuzive shkrimet e publikuara sot në disa të përditshme se “Makina e tipit Benz 240 me targa TR 2703 L është pronë e Kuvendit”, thuhet në njoftimin e Kuvendit, raporton agjencia e lajmee NOA.al.

Sipas sekretarit Myftiu, sqarohet se “nga muaji qershor 2011 makina e lartpërmendur është dorëzuar në rezervat e shtetit veprim i kryer në përputhje me ligjin dhe që tregohet qartë nga proces-verbali i dorëzimit dhe fletë-hyrja e mjetit në rezervat e shtetit.

Njëra prej këtyre gazetave, në mënyrë zyrtare është sqaruar se makina nuk është pronë e Kuvendit dhe megjithatë është përpjekur të shesë mashtrimin e saj”, thotë më tej Myftiu, duke preçizuar se mashtrimet janë larg profesionalizmit, etikës dhe misionit që ka media.

Kuvendi i kërkon këtyre mediave të mos përsërisin në të ardhmen keqinformime të tilla, që i shërbejnë vetëm dezinformimit publik.

mit/NOA

KOMENTE