Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arrihet kompromisi mazhorancë-opozitë. Topalli: Palët morën përsipër përgjegjësitë
English

Arrihet kompromisi mazhorancë-opozitë. Topalli: Palët morën përsipër përgjegjësitë

Tiranë, 14 nëntor 2011, NOA/ Irma Toptani – Me kompromisin e arritur sot mes mazhorancës dhe opozitës duket se dialogu konstruktiv për reformën zgjedhore, ndryshimin e rregullores së Parlamentit dhe një axhendë të posaçme për shqyrtimin dhe miratimin e ligjeve, që kërkojnë shumicë të cilësuar është zhbllokuar, dhe do të nisë së shpejti të japë frutet e tij në Kuvendin e Shqipërisë.

Pas dy vitesh ngërçi politik parlamentar tashmë mazhoranca dhe opozita duket se janë pajtuar për nisjen e reformave kyç të vendit, të cilat janë kusht për integrimin e vendit në BE, por mbi të gjitha, janë kusht për funksionimin e demokracisë parlamentare.

Kështu kompromisi i sotëm mes mazhorancës dhe opozitës i hapi rrugën ngritjes së Komisionit parlamentar për reformën zgjedhore, ngritjes së komisionit ad-hoc për shqyrtimin e axhendës së ligjeve me 3/5 si dhe për nisjen e reformës në rregullores së Kuvendit.

Pas mbylljes së Konferencës së Kryetarëve e mbledhur paraditen e të hënës në Kryesinë e Kuvendit, Kryeparlamentarja Jozefina Topalli deklaroi se sot u arrit kompromisi i shumëpritur mes partive parlamentare, duke uruar sakaq, që mirëkuptimi i arritur të vijojë edhe në të ardhmen, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

“Unë dua të harroj këto dy vite të mbushura me debate e kundërshti, duke falenderuar për arritjen e kompromisit sot, të gjitha partitë. Shpresoj të vazhdojë mirëkuptimi i sotëm. Jam shumë e lumtur për kompromisin e arritur në Konferencën e kryetarëve”, theksoi zonja Topalli, duke nënvizuar se palët morën përgjegjësitë e tyre në këtë proces.

Kryetarja e Kuvendit theksoi po ashtu se shpreson, që ligjet me 3/5 do të shqyrtohen me seriozitet e do të miratohen sipas kalendarit të miratuar me konsensus.

“Aktet e sotme janë një sinjal shumë i fortë i mirëpritur nga faktori ndërkombëtar”, tha kryeparlamentarja Topalli.

Pak përpara zonjës Topalli, edhe kreu i grupit kuvendor socialist Gramoz Ruçi deklaroi arritjen e konsensusit për tri pikat e diskutuara në Konferencën e Kryetarëve.

Ndërkohë, Konferenca e Kryetarëve miratoi sot me konsensus:

1. Projektligjet e axhendës së Kuvendit që kërkojnë shumicë të cilësuar, do të kalojnë për rishqyrtim dhe miratim në Kuvend, në grupe me kalendarë 3-javor, në përputhje me rregulloren e Kuvendit.

2. Konferenca e Kryetarëve miratoi kërkesën e firmosur nga dy kryetarët e Grupeve Parlamentare, z.Astrit Patozi dhe z.Gramoz Ruçi, për ngritjen e Komisionit të posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore.

3. Konferenca e Kryetarëve miratoi në unanimitet ngritjen e grupit të punës për rishikimin e Rregullores së Kuvendit, duke marrë si model Rregulloren e Parlamentit Evropian.

mit/NOA

KOMENTE
  • dibrani21:11 - 14 Nëntor 2011
    uroj politikanet shqiptar qe te vazhdojn gjithmon keshtu,dhe jo te fyejne njeri tjetrin ,ne kuriz te popullit por te punojne per te ardhmen e shtetit shqiptar,flm
  • livalu Ligor Luarasi17:21 - 14 Nëntor 2011
    Eshte shume e ralle qe ne 65 vite,politika e kupoles se Tiranes mer pergjegjsite e saj per mekatet qe ka bere ose ben,14 nendori 2011 do ngelet nje date historike ne drejtim te purifikimit te koncepteve qe cojne ne gabime jo te vogla,kusuret e te cilave i vuan populli yne fukara.Te triumfosh mbi gabimet e tua,eshte vertet fitore nga me te medhate,vecan per ne shqiptaret qe s'pranojme gabimet.Nuk di cili eshte rasti i dyte i politikes ne kete drejtim?