Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjykata e Lartë i thotë “Jo” riekspertimit të videos Meta-Prifti
English

Gjykata e Lartë i thotë “Jo” riekspertimit të videos Meta-Prifti

Tiranë, 14 nëntor 2011, NOA- Kërkesa e Prokurorisë për riekspertimin e video-përgjimit Meta-Prifti, është rrëzuar pasditen e sotme nga Gjykata e Lartë.

Ndërkaq po sot trupa e gjyqtarëve vendosi që seanca e radhës të mbahet më 21 nëntor ku do të pyeten edhe 4 dëshmitarë lidhur me këtë video.

Prokuroria ka akuzuar tre ekspertët shqiptarë se kanë dështuar me ekspertizën që i kanë bërë video përgjimit Meta-Prifti dhe ka kërkuar të bëhet një riekspertizë nga e para.

Pas përgjigjeve që vetë ekspertët kanë dhënë lidhur me pyetjet e bëra nga organi i akuzës, Prokuroria ka deklaruar se kërkon një tjetër ekspertim, por këtë radhë me ekspertë të huaj, duke u shprehur se ekspertët shqiptarë kanë dështuar me punën e tyre, por kjo kërkesë nuk u mor për bazë.

Tre specialistët që realizuan ekspertizën e video- përgjimit ndaj ish- zv.Kryeministrit Ilir Meta, ripërsëritën qëndrimin e tyre se, video nuk është origjinale.

Ilir Meta akuzohet për korrupsion në kohën kur ai kryente detyrën e zëvendës Kryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm, akuzë e ngritur në bazë të një video të regjistruar nga ish-ministri i ekonomisë Dritan Prifti.

Ekspertët e video-përgjimit Meta-Prifti, që ekspertuan orën kamera, Laptop-in e Dritan Priftit, deklaruan se nuk mund të provohet, që përgjimi i bisedës Meta-Prifti, të jetë bërë me orën kamera. a.y/NOA

KOMENTE