Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kanalizimet, Bashkia: Ndërhyhet te Kodra e Priftit
English

Kanalizimet, Bashkia: Ndërhyhet te Kodra e Priftit

Tiranë, 15 nëntor 2011, NOA - Specialistë të bashkisë së Tiranës prej ditësh janë në terren duke identifikuar problematikën me qëllim parashikimin në buxhet të fondeve për zgjidhjen e tyre. Një nga problematikat më të mëdha të konstatuara dhe që ka qenë vazhdimisht në vëmendjen e kreut të Bashkisë është kanali i hapur i ujrave të zeza në këtë zonë që është kthyer prej vitesh në shqetësim për banorët. Sot kanë inspektuar këtë zonë Drejtori i Përgjithshëm i Manaxhimit të Shërbimeve Taulant Zeneli i shoqëruar nga specialistë të Bashkisë dhe kryetari i Njesisë Bashkiake numër 3, Ilir Kokona. Zeneli tha për mediat se pas një konsultimi me qytetarët dhe me njësinë bashkiake, do të ndërhyhet për ndërtimin e kolektorit dhe mbylljen e kanalit të hapur që përshkon përmes këtë zonë.

“Është parashikuar që të bëhet kolektori i ujërave të zeza, pasi siç e shikoni këtu është një kanal i hapur, zona është e rindërtuar dhe ujërat e zeza derdhen ne këtë kanal. Përveç kolektorit do të futet në projekt komplet zona e Kodrës së Priftit, për t’u bërë e gjithë infrastruktura e nevojshme, duke përfshirë rrugën, ndriçimin dhe gjelbërimin”, tha Zeneli.

Për të adresuar sa më mirë zgjidhjen e shqetësimeve të qytetarëve të Tiranës, Bashkia po bashkëpunon ngushtësisht edhe me institucionet e tjera. Në këtë kuadër sipas, zotit Zeneli në bashkëpunim me Ndërmarrjen e Ujësjellës-Kanalizimeve, do të nisë së shpejti ndërtimi i rrjetit të ujësjellësit për zonën e Kodrës së Priftit.

“Bashkia nuk është e vetme,ajo ka një bashkëpunim shumë të mirë edhe me institucionet e tjera sic eshte edhe Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve, ku së shpejti do të fillojë edhe ndërtimi i rrjetit të ujësjellësit për zonën e Kodrës së Priftit, që ka qenë një gangrenë për një kohë të gjatë. Problematika e zones se Kodres se Priftit do jetë një ndër projektet e para që do të fillojnë në vitin 2012 dhe po kështu po punohet në të gjithë zonat problematike të qytetit të Tiranës”, shtoi Zeneli.

a.q/NOA

KOMENTE