Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha në qeveri: Norvegjia më frymëzoi për energjinë
English

Berisha në qeveri: Norvegjia më frymëzoi për energjinë

Tiranë, 16 nëntor 2011, NOA - Kryeministri Berisha ka deklaruar në mbledhjen e sotme të qeverisë se në fillim të vitit 2012 do të nisë ndërtimi i kaskadës së Devollit. Berisha ka informuar me detaje kabinetin e tij qeveriater por edhe opinionin publik për vizitën e tij në mbretërinë e Norvegjisë. Ai theksoi se tashmë ka përfunduar gjithçka dhe kompanitë autriake dhe norvegjeze pasi kanë zgjidhur të gjitha problemet gjatë muajve të parë të vitit që vjen hapin tenderin për fillimin e punimeve.

“Kjo është vepra më komplekse, më madhore që është krijuar në vend që bazohet në ndërtimin e dhjetra tuneleve dhe ka investimin më të madh. Në takimet e mia është rënë dakort që qeveria të nisë vitin e ardhshëm rrugën dhe qytetarët e Gramshit të kenë të gatshme rrugën e re që sjell drejt kryeqytetit para se t`ju ndodh përmbytja e rrugës së vjetër. Do të jenë 18 km rrugë dhe do të jetë rruga më panoramike e rajonit. Kam kënaqësinë t`ju informoj që kaskada e Devollit do të jetë realitiet më i madh i investimeve private në Shqipëri” ka shtuar Berisha.

Berisha tha se gjatë vizitës ka udhëtuar edhe në disa zona ku janë ndërtuar diga të mëdha, një model i mrekullueshëm energjetik, sipas tij.

Kryeministri foli gjithashtu edhe për gazsjellësin nga Kaspiku në Europë, i cili kalon edhe nga Shqipëria.

“Gazsjellësi që fillon në Kaspik dhe kalon në Turqi, Shqipëri dhe Itali është projekti më fizibël i të gjithë sistemeve deri më sot për të çuar gazin e Kaspikut drejt Europës. Ai kshton 2 mln euro më lirë se projektet e tjera. Ai mund të ndërtohet në kohë rekorda më shpejt se çdo projekt tjetër”, tha Berisha.

a.q/NOA

KOMENTE
  • Alberto Berti13:00 - 16 Nëntor 2011
    vk po na shfrytezon bota