Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Korrupsioni, zyrtarët e Metrologjisë u arrestuan në punë
English

Korrupsioni, zyrtarët e Metrologjisë u arrestuan në punë

Tiranë, 17 nëntor 2011, NOA – Arrin në 14 numri i zyrtarëve të drejtorisë së metrologjisë në varësi të ministrisë së Ekonomisë janë shoqëruar sot në policinë e Tiranës.

Burimet konfidenciale pranë prokurorisë, thanë për agjencinë NOA.al se për 9 prej zyrtarëve janë prerë fletë arrestet, ndërkohë që njëri prej tyre është shpallur në kërkim.

Sa i takon 5 zyrtarëve të tjerë, mësohet se ata janë në proces verifikimi.

14 zyrtarët akuzohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre, dhe më saktësisht për moskalibrim si duhet të pistoletave në pikat e karburantit apo të matjes së peshës në furrat e bukës. Madje, burimet pohojnë se për disa prej zyrtarëve ka prova se kanë marrë ryshfete nga biznese apo individë në masën 100 mijë deri në 1 milion lekë të vjetra për të mos kryer kalibrimin, sikundër e kërkon ligji.

mndërkohë vijojnë verifikimet për personat e tjerë të përfshirë në këtë vepër penale.

Gjithësesi, Task Forca e prokurorisë së Tiranës, e cila ka kryer sot operacionin e befasishëm duke prangosur zyrtarët në vendet e tyre të punës, po vijon verifikimin për secilin prej personave. Nga ana tjetër, policia e kryeqytetit nuk ka ende një version zyrtar për shkak se operacioni vazhdon të zhvillohet.

a.q/NOA

KOMENTE