Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kuvendi voton sot komisionin për reformën zgjedhore dhe dy ligje me 3/5
English

Kuvendi voton sot komisionin për reformën zgjedhore dhe dy ligje me 3/5

Tiranë, 17 nëntor 2011, NOA – Pas kompromisit të arritur në fillimjavë mes opozitës dhe mazhorancës, për tri reforma kyç në vend, Kuvendi do të hedhë në votë sot Projektvendimin “Për ngritjen e komisionit të posaçëm parlamentar për reformën zgjedhore” dhe dy projektligje, që kërkojnë 3/5 e votave.

Kështu sot pritet të miratohen ndryshimet në Kodin Hekurudhor dhe Kodin Ajror të Republikës, të cilët kaluan që të dy me konsensus në komisionin për veprimtaritë prodhuese, tregtinë dhe mjedisin, raporton agjencia NOA.al.

Kjo e enjte pritet të zyrtarizojë edhe me kartonë, konsensusin e arritur pas dy vitesh mosmarrëveshje politike mes dy forcave më të mëdha politike në vend.

Gjatë seancës së sotme do të diskutohet dhe hidhen në votim edhe projektligjet me ndryshime “Për Bankat”; “Për sigurinë e përgjithshme të produkteve joushqimore”; si dhe plotësimi i vendeve vakante në institucione.

Në seancën e sotme plenare janë thirrur edhe dy interpelanca, njëra me ministrin e Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto e kërkuar nga deputetja Arta Dade dhe një interpelancë e kërkuar nga deputeti Eduart Shalsi me Ministrin e Ekonomisë, Nasip Naço.

Si gjithnjë seanca plenare do të mbyllet me një orë diskutime të lira për tema jashtë rendit të ditës.

mit/NOA

KOMENTE