Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mbreti Leka I vizitohet në spital nga kryeministri
English

Mbreti Leka I vizitohet në spital nga kryeministri

Tiranë, 17 nëntor 2011, NOA Update – Trashëgimtari i fronit mbretëror shqiptar, madhëria e tij Leka Zog I, i shtruar me urgjencë në reanimacionin e Neurokirurgjisë, të mërkurën, u vizitua para pak minutash nga kryeministri Sali Berisha.

Pasi pa nga afër gjendjen e mbretit Leka I, kryeministri Berisha deklaroi për mediat se gjendja e madhërisë së Tij ka shfaqur shenja të qarta përmirësimi.

“Gjendja shëndetësore dhe parametrat në tërësi janë drejt përmirësimit. Ka shenja të qarta përmirësimi. Komunikova shumë mirë me të, e gjeta optimist se do ta kapërcejë këtë situatë, dhe uroj, që të dalë sa më shpejt nga spitali. I uroj shërim të shpejtë Madhërisë së Tij”, u shpreh shefi i qeverisë.

Ai vërejti se një ekip mjekësor po e ndjek mbretin Leka në mënyrë permanente.

“Mjekët po bëjnë gjithçka. Qeveria është e vendosur, që të japë çdo lloj mbështetje në mënyrë që kjo situatë të përmirësohet dhe Madhëria e Tij të vijojë aktivitetin si më parë”, nënvizoi kryeministri.

Për shëndetin e të birit të mbretit Zog dhe mbretëreshës Geraldinë, që ndodhet ende i shtruar në gjendje kritike për jetën po kujdeset një ekip mjekësor i kryesuar nga shefi i Neurokirurgjisë, Profesor Mentor Petrela.

Profesor Petrela pas kryeministrit u prononcua për mediat duke bërë me dije se

“Aktualisht gjendja e trashëgimtarit të mbretërisë nga koha që erdhi e deri më sot është më e mirë, por është një vuajtje multisistemike, që don të thotë se janë disa organe që kanë krijuar komplikacione të shëndetit të tij”.

Neurokirurgu i njohur tha se mbreti Leka I është ende në reanimacion, duke saktësuar se ai ka qenë gjatë tërë kohës i kthjellët.

Megjithatë është e qartë se qëndrimi në reanimacion don të thotë se i shtruari është në kufijtë e fundëm mes jetës dhe vdekjes.

Trashëgimtari i fronit mbretëror Leka I u shtrua pasditen e të mërkurës me urgjencë në spital, pas disa komplikacioneve multisistemike në mushkëri dhe insufiçencë kardiake.

Vuajtjet në zemër dhe mushkëri e shoqërojnë prej disa kohësh jetën e N.M.T. Leka I, i cili tashmë është në moshën 72-vjeçare.

Pranë N.M.T. ndodhet edhe i biri, princi Leka II.

mit/NOA

KOMENTE