Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Korrupsion, pranga 9 zyrtarëve të Metrologjisë
English

Korrupsion, pranga 9 zyrtarëve të Metrologjisë

Tiranë, 17 nëntor 2011, NOA- 9 zyrtarë të Drejtorisë së Metrologjisë dhe Kalibrimit, u arrestuan dhe shoqëruan sot në polici me akuzën “Për shpërdorim detyre”.

Operacioni i koduar “Kalibrimi”, një bashkëpunim i njësisë Taskë- Force të prokurorisë dhe Seksionit Kundër Korrupsionit në Policinë e Tiranës, bëri të mundur ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës së Tiranës me akuzat për korrupsion pasiv, vjedhje dhe shpërdorim detyre.

Burime zyrtare nga policia thanë për agjencinë e lajmeve Noa.al se këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin dhe të tjerë gjatë 7 muajve të hetimit, kryenin kalibrime fiktive në pika karburanti, furra buke apo dyqane ushqimore, nuk jepnin faturat e TVSH-së, nuk derdhnin të ardhurat në arkën e shtetit dhe kërkonin ryshfete për kalibrimin fals të produkteve që shiten.

Sipas policisë së Tiranës, strukturat përkatëse filluan procedimin penal pas kallëzimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë, sipas së cilës dyshohet se këta zyrtarë nuk derdhnin në arkën e shtetit të ardhurat e kontrollit që kryenin sikundër i detyronte ligji.

Personat e arrestuar janë:

Roland Çelmeta, zv/drejtori i përgjithshëm i DMK

Moisiu Musabelliu, zv.drejtori drejtorisë rajonale për Tiranën

Kristaq Thanasi, inspektor

Hetem Basho, inspektor

Armand Xhika, inspektor

Armand Shuapi, inspektor

Agron Damsi, inspektor

Sokol Lami, inspektor

Është shpallur në kërkim një inspektor tjetër

METE: Nisin urgjentisht analizat në çdo drejtori

Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës ka reaguar menjëherë sapo policia e Tiranës ka dalë me një variant zyrtar për arrestimet në drejtorinë e Metrologjisë, e cila është në varësi të kësaj ministrie.

“Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës ka ndjekur me vëmendje ngjarjen e ditës së sotme, ku policia ka arrestuar me akuzën për korrupsion disa zyrtarë të Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë dhe Kalibrimit, institucion nën varësinë kësaj ministrie. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës distancohet nga veprimet korruptive të çdo individi, i cili abuzon me detyrën e shtetit. Për METE-n, çdo person mban përgjegjësi individuale për punën dhe veprimet e tij”, thuhet në deklaratën zyrtare të ministrisë.

Në të thuhet gjithashtu se, METE do të nisë urgjentisht analizat e duhura jo vetëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Metrologjisë dhe Kalibrimit, por edhe në të gjitha institucionet e tjera të varësisë, duke mare të gjitha masat e nevojshme, gjithmonë në mbështetje të një shteti ligjor dhe të së drejtës.

NOA

KOMENTE