Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vrau në Mat, arrestohet pas 17 vjetësh në Tiranë
English

Vrau në Mat, arrestohet pas 17 vjetësh në Tiranë

Tiranë, 18 nëntor 2011, NOA – Pas 17 vjetësh policia ka arritur të arrestojë një person i cili është dënuar për vrasje të ndodhur në rrethin e Matit në vitin 1994. Qamil Kasem Pepmarku, 44 vjeç, u kap dje nga policia pas një operacioni të zhvilluar në Farkë të Tiranës.

Më datën 18 shkurt të vitit 1994 në fshatin Gjocaj të Rrethit të Matit, Qamil Pepmarku në ambientet e një lokali ka qëlluar me armë të ftohtë thikë Ibrahim Lleshi, duke i shkaktuar atij vdekjen.

Ndaj Pepmarkut, Gjykata e Rrethit Gjyqësorë Mat, me vendim të datës 07 nëntor të vitit 1996, e ka dënuar në mungesë me 18 vjet burgim duke e akuzuar për veprën penale të vrasjes me dashje.

Pas mbledhjes së informacionit, policia ka arritur të saktësojë vendndodhjen e tij dhe ka bërë të mundur arrestimin. Verime të mëtejshme do t’i kalojë Komisariatit të Policisë Mat për dërgimin e tij në vendin e vuajtjes së dënimit.

a.k.NOA

KOMENTE