English

LRI takim me studentët për riorganizimin e forumit

Tiranë, 19 nëntor 2011, NOA – Lëvizja Rinore për Integrim do të organizojë paraditen e sotme një takim me strukturat e saj në kuadër të riorganizimit. Qindra të rinj të kësaj force politike do të jenë pjesë e aktivitetit që do të zhvillohet në amfiteatrin tek Kodrat e Liqenit.

Pas mbledhjes së Këshillit drejtues të forumit rinor të LSI-së, pak ditë më parë, drejtuesit e forumit do të zhvillojnë sot një aktivitet që u kushtohet kryesisht studentëve dhe ka si qëllim shtimin e radhëve të këtij forumi.

Në takim do të jenë të pranishëm drejtues të LRI-së dhe përfaqësues të Kryesisë së LSI-së.

a.k/NOA

KOMENTE