Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Parashikimi i motit për 20 nëntor 2011
English

Parashikimi i motit për 20 nëntor 2011

Tiranë, 19 nëntor 2011, NOA- Sipas MeteoAlb, edhe sot gadishulli i Ballkanit dhe vendi ynë kanë vijuar me kushtet të motit të qëndrueshëm por temperaturat sërish kanë mbetur të ulëta, kjo për shkak të qarkullimit të masave ajrore të thata dhe të ftohta me origjinë Lindore të vendosura prej disa ditësh. Në orët e mesditës ka patur kalime vranësirash të lehta në pjesën Verilindore dhe Juglindore të Shqipërisë.

Edhe pasditja ka vijuar kthjellime në pjesën më të madhe të territorit Shqiptar duke përjashtuar zonat malore të cilat kanë patur të pranishme vranësirat e lehta. Në të njëjtat kushte atmosferike me kthjellime dhe temperatura të ulëta do të mbetemi në mbrëmje por edhe gjatë natës.

Situata termike nuk ka pësuar ndryshime duke ruajtur të njëjtat vlera të temperaturave si në mëngjes dhe në mesditë.

Era ka fryrë e lehtë në tokë dhe det me shpejtësi 25 km/h dhe drejtim kryesisht verilindor ndërsa në Adriatik dhe Jon dallgët kanë qenë të papërfillshme.

Europa

Masat ajrore të ftohta nga deti i veriut kanë përfshirë vendet Nordike dhe një pjesë të Rusisë ndërsa masat ajrore të lagështa me origjinë oqeanike janë vendosur në jugperëndim të kontinentit duke kushtëzuar mot të paqëndrueshëm në këto rajone konkretisht vendet Nordike dhe Rusia janë dominuar nga vranësirat dhe reshjet e shiut dhe të dëborës. Ku reshje të dendura dëbore ka patur në Norvegji dhe Suedi të cilat u shoqëruan dhe me stuhi të forta ere. Gjithashtu Spanja dhe Jugu i Francës ka mbetur në kushtet e motit të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshjet e dendura shiu. Problematike në këto zona kanë qenë stuhitë e forta të erës të cilat kanë sjellë dallgëzim të larte në detin Mesdhe. Po ashtu reshje shiu kanë rënë edhe në Ishujt Britanike por intensiteti i tyre ka qenë i dobët. Ndërsa me mot të kthjellët është paraqitur sot Europa Lindore, Qendrore si edhe Rajoni i Mesdheut.

a.y/NOA

KOMENTE