Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bashkia e Tiranës hap qendrën për Mbrojtjen e Fëmijëve
English

Bashkia e Tiranës hap qendrën për Mbrojtjen e Fëmijëve

Tiranë, 21 nëntor 2011, NOA – Bashkia e Tiranës hapi sot Qendrën për Mbrojtjen e Fëmijëve në Tiranë, në ditën ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve. Bashkia e Tiranës organizoi disa aktivitete, duke hapur të parën qendër për mbrotjen e fëmijëve në njësinë Bashkiake nr 4.

“Bashkia e Tiranës është duke identifikuar dhe përgatitur një paketë sociale e cila do të ketë rëndësi shumë të madhe për të gjithë politikat sociale të përgatitura në nivel qendror dhe si do i zbatojmë ne këto, në nivel lokal. Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve është një nga fushat kryesore ku ne do të përqëndrohemi dhe do të punojmë”, tha nënkryetarja Tabaku në ceremoninë e hapjes së kësaj qendre pranë Qendrës “Ten” në Tiranë.

Krahas evidentimit të fëmijëve në nevojë, Bashkia do të kalojë përgjegjësisë dhe detyrat e saj pranë njësivë bashkiake.

Njësia për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve pranë njësisë Bashkiake nr 4, do të shtrihet në të gjitha minibashkikë e kryeqytetit, në mënyrë që çdo zonë e kryeqytetit të ketë zyrat e posaçme për asistuar fëmijët në nevojë. Në konferencën e organizuar së bashku me donatorët si UNICEF etj, u evidentua se punonjësi i kësaj njësie do të koordinojë të gjitha rastet e fëmijëve në rrezik, viktima të dhunës, abuzimit, shfrytëzimit, trafikimit apo fëmijëve të përjashtuar nga shoqëria duke u cënuar të drejtat jetike.

a.q/NOA

KOMENTE