English

Aksidentet rrugore, 354 viktima në një vit

Tiranë, 22 nëntor 2011, NOA – Gjatë vitit 2011 aksidentet kanë rrezikuar jetën e shumë shqiptarëve, 354 prej të cilëve kanë humbur jetën. Bilanci është dhënë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, sipas së cilës, 27 % e viktimave ishin të plagosur kur kanë humbur jetën nga pakujdesia në dhënien e ndihmës së parë. Për të evituar këtë fenomen, ministria e shëndetësisë dhe OBSH-ja kanë organizuar një takim senisibilizues që në rast aksidentetsh ndërhyrja të jetë profesionale dhe jo e rastësishme. Ndërkohë, po sipas OBSH-së mbi 1500 persona kanë pësuar dëmtime fizike si pasojë e aksidenteve apo mungesës së kujdesit pas tyre. Sipas statistikave në vitet e fundit, vdekshëmëria nga aksidentet rrugore është rritur me 30% , ndërsa kostoja e aksidenteve rrugore e llogaritur nga ministria e shëndëtësisë është 106 milionë euro.

Burimet zyrtare pohojnë se viktimë e aksidenteve janë më shpesh shtesat e varfra dhe 76% e të aksidentuarve janë fëmijë ose të moshuar.

a.q/NOA

KOMENTE