Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dhuna ndaj grave në familje, shoqatat dalin në protestë
English

Dhuna ndaj grave në familje, shoqatat dalin në protestë

Tiranë, 23 nëntor 2011, NOA – Në vigjilje të Ditës Botërore kundër Dhunës ndaj Gruas, 25 nëntorit, disa shoqata në vend do të protestojnë para godinës së qeverisë në mbrojtje të të drejtave të grave dhe kundër dhunës në familje, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Demonstrata do të nisë në orën 11.00.

Duke iu referuar ankthit në rritje të vrasjeve dhe dhunës së pashembullt ndaj gruas në familje, shoqatat i bëjnë thirrje organeve ligjvënëse të përshpejtojnë miratimin e Kodit Penal, me mendime, që duhet të dënojnë dhunën sistematike ndaj grave në familje.

Duke e cilësuar jo vetëm një ditë kundër dhunës në familje, por edhe si një ditë për gratë, 25 nëntori konsiderohet si një ditë ndërgjegjësimi për të drejtat e grave, që janë të barabarta me ato të burrave në familje.

Në kuadër të kësaj dite, deputetja demokrate Albana Vokshi ndryshoi padinë e bërë ndaj katër deputeteve gra të PS-së, duke ndryshuar tarifën ndaj tyre nga 20 mijë euro në 1 lek.

mit/NOA

KOMENTE