Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dënimi i Kostandin Xhuvanit, Halimi: Inspektim urgjent
English

Dënimi i Kostandin Xhuvanit, Halimi: Inspektim urgjent

Tiranë, 23 nëntor 2011, NOA- Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi ka urdhëruar inspektimin e menjëhershëm mbi dosjen e dënimit të djalit të deputetes socialiste Luiza Xhuvani, Kostandin Xhuvanit. Gjykata e Tiranës dënoi me 2 vite burg Kostandin Xhuvanin, djalin e deputetes socialiste i akuzuar për veprën penale të vrasjes. Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, në një njoftim zyrtar të Ministrisë së Drejtësisë thuhet se do të bëhet inspektimi mbi ecurinë e politikës penale në veçanti dhe politikës së dënimit të ndjekur nga organi i prokurorisë në rastin konkret.

Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi ka urdhëruar sot inspektimin urgjent dhe kontrollin në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Penal Tiranë lidhur me procedimin penal nr. 597 i vitit 2011 ndaj të pandehurve Kostandin Xhuvani dhe Albi Zela.Ministri i Drejtësisë në urdhrin e ditës së sotme bazuar në nenin nenit 102, të Kushtetutës; nenit 10 të Ligjit nr.8678; nenit 31 të Ligjit nr. 9877,“Për organizimin dhe funksionimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, si dhe të nenit 56 të ligjit nr. 8737,“Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, ka urdhëruar ushtrimin e inspektimit në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë mbi ecurinë e politikës penale në veçanti dhe politikës së dënimit të ndjekur nga organi i prokurorisë në rastin konkret, si dhe inspektimin e parimeve të drejtësisë dhe barazisë në marrëdhënie me subjektet e tjera të procedimit penal. Ushtrim i inspektimit për kontrollin e ligjshmërisë do të kryhet edhe në Gjykatën e Tiranës me qëllim verifikimin e çdo veprimi procedural nga depozitimi dhe dhënia e vendimit përfundimtar. Ministria e Drejtësisë konkluzionet, pas përfundimit të kontrollit, do t’ia njoftoj Prokurorisë së Përgjithshme, Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Presidentit të Republikës. Kostandin Xhuvani u dorëzua në polici në muajin maj pas afro 3 muaj arratie, për vrasjen e kryer në mesin e muajit shkurt. Ka qenë data 12 shkurt, kur Kostandin Xhuvani pas një grindje mes shokësh në një banesë në rrugën “Ali Visha” ka qëlluar me pistoletë 26-vjeçarin Alfred Musabelliu, duke i shkaktuar atij vdekjen. Në vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, është dënuar me 14 muaj dhe Albi Zela, i cili akuzohej për “moskallëzim krimit.

a.y/NOA

KOMENTE
  • Albpri20:12 - 23 Nëntor 2011
    TE TJERET HANE ME VITE BURG PER NJE GJE FARE TE RENDOMTE,,JEMI PA FAT QE NUK KEMI PRINDERIT DEPUTET!!!!!!!!!!!
  • Sakt Brucaj19:25 - 23 Nëntor 2011
    TURP TURP PROKURORIA NJI NJERI QE VRET TE DENOHET 2 VITE BURG