English

Berisha përuron një biznes të ri: Dimension i ri për Shqipërinë

Tiranë, 25 Nëntor 2011 NOA/ R.Bulku - Kryeministri Sali Berisha ishte i pranishëm sot në ceremoninë e inaugurimit të një qendre tregtare në dalje të kryeqytetit, sikundër shikoni në foto.

Ai premtoi se qeveria do të bëjë gjithçka, brenda ligjeve të vendit, që besimi i bizneseve të shndërrohet në një sukses të vërtetë për ata dhe për Shqipërinë.

Kjo qendër, investim i Balfin Group dhe Fondit Shqiptaro Amerikan të Ndërmarrjeve, me vlerë 104 milionë euro në total, ku rreth 50 milionë euro janë investim i vetë bizneseve dhe 54 milionë euro janë investim i qendrës.

Kryeministri duke evidentuar numrin e madh të të punësuarve, iu drejtua z.Lulzim Basha me këto fjalë: “Zoti kryetar i Bashkisë, duhet të ndjehesh shumë i lumtur sot. Dy mijë qytetarë nisin punën në këtë qendër dhe dy mijë të tjerë indirekt marrin rrogat për veprimtari të kësaj qendre”.

Berisha vlerësoi se ky aktivitet i ri privat është investimi më i madh në historinë e tregut në Shqipëri, duke përmendur shifrën 104 milionë euro ku 50 milionë euro janë investim i vetë bizneseve, ndërsa 54 milionë euro investim i qendrës.

r.b/NOA

KOMENTE