Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kriza në Shqipëri me tregues të drejtpërdrejtë, mbyllet Praktiker
English

Kriza në Shqipëri me tregues të drejtpërdrejtë, mbyllet Praktiker

Tiranë, 24 Nëntor 2011 NOA/ R.Bulku – Kriza ekonomike sjell një tregues të drejtpërdrejtë në Shqipëri, pasi hipermarketi i parë që hyri në vendin tonë me produkte për shtëpinë dhe punën, Praktiker, ka vendosur të mbyllë aktivitetin në Shqipëri.

Reuters konfirmoi sot lajmin duke pohuar se mëma PraktikerGjermani ka vendosur në kuadrin e një reforme të ndikuar nga kriza ekonomike që ka përfshirë Evropën, të ndërmarrë mbylljen e Praktiker Shqipëria dhe disa hipermarketeve të tjera.

Praktiker tha se do të ndërpresin veprimet në Shqipëri si dhe do të rishikojnë operacionet e tjera ndërkombëtare të kompanisë.

Shefi i ri ekzekutiv i Praktiker, Thomas Fox, tha se do t’u kushtohen më tepër rëndësi rreth 230 dyqaneve “Praktiker” që ndodhen në Gjermani.

Thomas Fox, deklaroi për mediat se vendimi përfshin mbylljen në total të 30 hipermarketeve me efekt lënien pa punë të 1400 personave.

Ky ishte hipermarketi i parë shqiptar “Bëje Vetë (Do It Yourself) dhe i Përmirësimit të Shtëpisë. Ai u hap përmes një ceremonie që theksonte investimet e mbërritura në Shqipëri, më 30 tetor 2009. Praktiker gjendej në një ambient me sipërfaqe prej 8700 metrash katrorë (7000 zonë blerjesh) me mbi 120 punonjës.

Kjo e poziciononte Praktiker si pionierin e këtij sektori në Shqipëri. Deri më 30 tetor 2009 në tregun shqiptar nuk ka patur asnjë format të tillë të shitjes me pakicë të krahasueshëm me atë që ofron Praktiker, as nga kompani shqiptare e as nga kompani të huaja.

Hipermarketi i hapur në Tiranë ishte i 104-t Praktiker jashtë Gjermanisë dhe i pari në Shqipëri.

r.b/NOA

KOMENTE