Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
VV: 28 nëntori, festë zyrtare në Kosovë
English

VV: 28 nëntori, festë zyrtare në Kosovë

Prishtinë, 25 nëntor 2011, NOA - Lëvizja “Vetëvendosje” ka akuzuar qeverinë se po e shkombëtarizojnë shqiptarin e Kosovës. Deputetë të VV kanë deklaruar se provë për këtë shkombëtarizim është mosvendosja e 28 nëntorit si festë zyrtare në Kosovë.

Shefi i Grupit Parlamentar të “Vetëvendosjes” në Kuvendin e Kosovës, Visar Ymeri, ka thënë se institucionet e Kosovës sot nuk janë institucione shqiptare, por institucione shtetërore të Kosovës pa karakter shqiptar.

“Ky është një problem politik drejt mbulimit të Së vërtetës së madhe për Kosovën që shumica e qytetarëve të Kosovës janë shqiptarë. Në këtë drejtim, meqenëse shumica është shqiptare dhe e ka ambicien për bashkim dhe krijimin e një shteti shqiptar, atëherë mund të themi që këto institucione nuk janë reflektim i vullnetit të tyre: ato në vend se ta reflektojnë atë këto e ndrydhin atë”, ka thënë ai.

“Një prej datave që ndrydhet më së shumti në Kosovë është 28 nëntori”, shtoi Ymeri duke thënë se 28 nëntori duhet të njihet si festë zyrtare në Kosovë.

a.k/NOA

KOMENTE