Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
99 vjetori i pavarësisë së Tiranës, Basha: Ecim në gjurmët e të parëve
English

99 vjetori i pavarësisë së Tiranës, Basha: Ecim në gjurmët e të parëve

Tiranë, 26 nëntor 2011, NOA - 99 vjet më parë Tirana u shpall e pavarur pas 500 vjetësh pushtimi të otomanëve. Kryetari i Bashkisë se Tiranes Lulzim Basha ka nderuar sot këtë ditë të vecantë me një vizitë në familjen e Sali Shijakut. Basha tha se, sot nis sipari i 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

“365 ditët që vijnë janë përgatitje serioze për 100-vjetorin”, tha kryebashkiaku. Flamuri i Pavarësisë u ngrit për herë të parë në Tiranë, mbas 500 vjet sundimi otoman, në datën 26 nëntor 1912. Flamuri u ngrit në sheshin përpara Bibliotekës Kombëtare nga patriotët tiranas Abdi Toptani, Muhamer Pazari, Ibrahim Agalliu, Shefqet Ndroqi. Tirana u shpall kryeqytet në vitin 1920 me vendim të Kongresit të Lushnjës, ndërsa ishte themeluar për të qenë një qendër modeste shkëmbimesh për një popull bujk, që vuante mungesën e një tregu të afërt.

a.q/NOA

KOMENTE