English

Leka Zogut I i ndalet zemra, pas ndërhyrjes mbetet në koma

Tiranë, 26 nëntor 2011, NOA - Familja Mbretërore lajmëron se, pas një periudhe të një qëndrueshmërie relative, gjendja shëndetësore e N.M.T. Mbretit Leka I është përkeqësuar këto 12 orët e fundit.

Sipas njoftimit zyrtar, në orën 23 e 30 të ditës së premte më 25 nëntor, Mbreti Leka I pësoi një arrest kardiak dhe për pasojë u intubua deri në rikthimin e punës së zemres. Falë ndërhyrjes së shpejtë të mjekëve dhe trajtimit përkatës, u arrit një stabilizim i gjendjes së Mbretit. Sot Mbreti Leka është vigjil dhe ka dhënë shenja të komunikimit me L.T. Princin Leka por mbetet me frymëmarrje të asistuar dhe vazhdon ndjekjen nën kujdesin dhe mbikqyrjen e pandërprerë të mjekëve ndërsa gjendja e tij ngelet kritike.

Në deklaratën e saj për median, familja Mbretërore falenderon gjithë ekipin mjekësor nën drejtimin e Prof. Mentor Petrela dhe Dr. Kliti Pilika të cilët po bëjnë një punë shembullore për kapërcimin e kësaj situate të vështirë.

a.q/NOA

KOMENTE