Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“Statusi i Misionit Global”: Të krishterët, shtohen me 64 mijë besimtarë çdo ditë
English

“Statusi i Misionit Global”: Të krishterët, shtohen me 64 mijë besimtarë çdo ditë

Vatikan, 26 nëntor, NOA - Çdo ditë, janë 34 mijë vetë në mbarë botën, të cilët hyjnë në familjen e Kishës Katolike. Kjo statistikë është dhënë nga raporti vjetor “Statusi i Misionit Global”, realizuar për vitin 2011.

Sipas tij, sot në botë numërohen rreth 1 miliard e 160 milionë katolikë.

E megjithëkëtë, sipas këtij studimi, ka ende 2 miliard njerëz, mes rreth 7 miliard banorëve të globit, që nuk e kanë dëgjuar kurrë Ungjillin.

Ndërsa për 2 miliard e 680 milionë të tjerë, thuhet se e dëgjojnë herë pas here dhe e njohin në mënyrë të vagëlluar, edhe pse nuk janë të krishterë.

Ndërkaq, lidhur me numrin e protestantëve më botë, thuhet se ata arrijnë në 612.000.000 veta. Ndërsa norma e rritjes së tyre, është me 20.000 veta në ditë. Sa për kishat ortodokse, raporti i lartpërmendur citon se ato kanë një normë rritje prej 5 mijë besimtarësh në ditë, në mbarë botën.

E sa për kishën anglikane, raporti pohon se ajo është e përqendruar kryesisht në Afrikë dhe Azi, me shumën prej 87 milionë besimtarësh, me 3 mijë që i bashkohen asaj çdo ditë.

Në fund, “Statusi i Misionit Global” citon faktin se Dëshmitarët e Jehovait dhe mormonët, janë aktualisht në në kuotën prej 35 milionë besimtarësh në botë, me një normë rritje prej 2 mijë besimtarësh në ditë. Ndër të tjera, thuhet edhe se në vitin 2011, të krishterët e të gjitha fraksioneve janë të organizuar në 4800 organizata të ndryshme misionare në mbarë botën.

n.e/NOA

KOMENTE
  • Pajtim Bislimi09:33 - 27 Nëntor 2011
    Keni qef ju... po nuk eshte qashtu se islami perhapet mas shumti ne bote niher per niher. Nese jeni katolik krejt ne rregull... por kjo nuk esht fare e vertet!!
  • Rexhep Latifi 22:56 - 26 Nëntor 2011
    A ka statistike per numrin e muslimaneve qe jane per momentin 1530000000