Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Parashikimi i motit për 29 nëntor 2011
English

Parashikimi i motit për 29 nëntor 2011

Tiranë, 28 nëntor 2011, NOA- Sipas MeteoAlb, edhe nesër vendi ynë do të mbetet në kushtet e motit të kthjellët pasi dielli do të rrezatojë që në orët e para të mëngjesit pothuajse në të gjithë vendin përjashtuar zonat malore ku do të shfaqen vranësirat të herë pas hershme gjatë orëve të mesditës.

Edhe gjatë pasdites dielli do të mbizotërojë në pjesën më të madhe të territorit shqiptar megjithëse vranësirat e lehta nuk do të mungojnë kryesisht në zonat malore verilindore dhe ato juglindore të vendit. Në të njëjtat kushte meteorologjike do të mbetemi gjatë natës deri në mëngjesin pasardhës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje me 2 gradë në vlerat e mëngjesit por edhe mesdita do të sjellë rritje të lehtë të temperaturave në të gjithë vendin.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 28 km/h ndërsa drejtimi i saj do të jetë Perëndimor. Kjo shpejtësi e erës do të bëjë që në brigjet detare dallgëzimi të jetë i ulët.

Europa

Sërish nesër moti i kthjellët do të karakterizojë pjesën më të madhe të kontinentit Europian kjo si pasojë e vendosjes së dy qendrave të presionit të lartë atmosferik. Konkretisht në Europën Lindore, Qendrore, Jugperëndimore dhe Rajoni i Mesdheut do të dominojë moti i kthjellët gjatë gjithë ditës. Por në vendet e Ballkanit Verior do të ketë mjegull të dendur e cila do të largohet në orët e para të mëngjesit. Ndërsa me mot të paqëndrueshëm do të mbetet Europa Perëndimore dhe ajo Veriore. Vendet Nordike do të jenë me vranësira dhe reshje të dendura shiu e dëbore ku sërish problematike do të paraqitet era e fortë gjatë gjithë ditës. Gjithashtu edhe në Ishujt Britanike do të ketë reshje shiu e dëborë. Reshje të dendura dëbore do të bien në Irlandë dhe në veri të Britanisë sidomos gjatë mesditës pasi vranësirat do të pësojnë fuqizim të mëtejshëm.

Ngjarje ekstreme në Europë:

- Vendet Nordike do të mbeten me dëborë të dendur dhe stuhi të forta ere

- Ishujt britanike do të mbeten me shira të konsiderueshme

- Irlanda do të rrezikohet për dëborë të dendur dhe erë të fortë

a.y/NOA

KOMENTE