Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Falsifikoi dokumentat, sekuestrohen pronat e ish kryesindikalistit Xheka
English

Falsifikoi dokumentat, sekuestrohen pronat e ish kryesindikalistit Xheka

Tiranë, 30 nëntor 2011, NOA - Nga Sektori Kundër Pastrimit te Parave në Departamentin Kundër Krimit te Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë dhe Njësinë e Përbashkët Hetimore Task-Forcë në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Sindikalisti”, ditën e sotme u ekzekutua Vendimi i Gjykatës për vendosjen e sekuestros së pronave dhe llogarive bankare të shtetasit Valer Behar Xheka, vjeç 61, banues në Tiranë si dhe të familjarëve të tij.

Në kuadër të këtij operacioni, i cili është në vazhdën e disa operacioneve të suksesshme të Sektorit Kundër Pastrimit të Parave në Policinë e Shtetit, deri në këto momente, është bërë sekuestrimi i një sasie prej rreth 278.823 USD, 98.045 Euro dhe 400.000 Lekë (të rinj).

Po ashtu janë sekuestruar 3 ndërtesa me sipërfaqe 1.800 metra katrorë dhe një sipërfaqe trualli 6909 metra katrorë në Tiranë.

Nga një hetim intensiv dhe profesional i Sektorit Kundër Pastrimit Parave në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Njësinë e Përbashkët Hetimore Task-Forcë në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka rezultuar se shtetasi Valer Xheka gjatë kohës që drejtonte BSPSH-në, nëpërmjet “Shpërdorimit të Detyrës”, ”Mashtrimit” dhe ”Falsifikimit të Dokumenteve”, ka përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme ish shtypshkronjën “11 Shkurti” konkretisht:

- Tre ndërtesa, një njëkatëshe, një dykatëshe dhe një trekatëshe me sipërfaqe 1.800 metra katrorë

- dhe një sipërfaqe trualli 6909 metra katrorë në vendin e quajtur “Kodra e Priftit” Tiranë, të cilat ishin prona të BSPSH-së.

Pronat e mësipërme shtetasi Valer Xheka, në mënyrë të kundërligjshme ua kalonte të afërmve të tij dhe më pas këta familjarë ia kalonin sërish shtetasit Valer Xheka me Çertifikatë Pronësie.

Në ngarkim të shtetasit Valer Xheka është regjistruar Procedimi Penal nr. 2124 i vitit 2011 për veprën penale “Pastrim i produkteve të Veprës Penale”.

Bazuar në materialet e grumbulluara në kuadër të këtij procedimi penal nga strukturat e Policisë së Shtetit dhe të Prokurorisë, nga Gjykata e rrethit Gjyqësor Tiranë është vendosur masa e sekuestros për pronat dhe llogaritë bankare të këtij shtetasi dhe familjarëve të tij.

a.q/NOA

KOMENTE