English

Funerali për Leka Zogun I, ja detajet e ceremonisë shtetërore

Tiranë, 30 nëntor 2011, NOA – Një komision i posaçëm shtetëror do të organizojë funeralin e pretendentit për fronin mbretëror Leka Zogu I, i cili u shua sot në mëngjes. Qeveria miratoi pas mesditës organizimin e ceremonisë funebre shtetërore, ndërsa e shtuna po me vendim qeverie u shpall ditë zie kombëtare.

Në faqen zyrtare online të Këshillit të Ministrave është publikuar vendimi i sotëm, i cili sipas kryeministrit Berisha bëhet në nderim të mbretit Leka.

Sipas vendimit komisioni shtetëtor do të përbëhet nga:

• z. Edmond Haxhinasto, zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme; • z. Aldo Bumçi, ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve; • z. Arben Imami, ministër i Mbrojtjes; • një përfaqësues i Oborrit Mbretëror Shqiptar;

një përfaqësues i protokollit të Shtetit; • një përfaqësues i protokollit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë

“Ceremonia e homazheve të organizohet ditën e shtunë, datë 3.12.2011, ora 10.00 deri 12.00, në mjediset e sallës së seancave plenare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Shpenzimet e varrimit dhe të ceremonialit të përballohen nga buxheti i vitit 2011, miratuar për Ministrinë e Punëve të Jashtme. Ngarkohet Ministria e Punëve të Jashtme për zbatimin e këtij vendimi”, citon agjencia e lajmeve NOA.al.

Sa i takon zisë kombëtare në vendimin e qeverisë bazuar në nenin përkatës të Kushtetutës thuhet se, në të gjitha institucionet, shtetërore dhe publike, të ulet flamuri kombëtar në gjysmë shtize dhe në orën 12.00 të mbahet një minutë heshtje. E sikundër e kërkon edhe protokolli, Radio - Televizioni Publik Shqiptar, gjatë zhvillimit të ceremonialit, do të transmetojë muzikë funebre. a.q/NOA

KOMENTE
  • geri20:04 - 30 Nëntor 2011
    edhe funeralet i takon popullit shqiptar te paguaj????le ti paguaje vete oborri mbreteror meqenese 70-vjet perpara e moren floririn e vendit dhe derguan jasht vendit.jepini lamtumire e fundit trafikantit te armeve.
  • Petro Nini18:31 - 30 Nëntor 2011
    Ti rojne te pasmit !