English

Hoxhaj në KS: Situata në veri është kërcënuese

Bruksel, 29 nëntor 2011, NOA- Kryediplomati i Kosovës Enver Hoxhaj i pranishëm në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së diskutoi raportin tremujor të sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Kosovën.

Në fjalën e mbajtur në këtë seancë ai është shprehur se, Kosova ka ruajtur një zhvillim të qëndrueshëm dhe bashkëpunimi mes partive politike është shumë i mirë. Ai ka përsëritur qëndrimin kosovar duke thënë se, serbët duhet të largojnë barrikadat dhe të zbatojnë marrëveshjet pasi bllokadat dhe kërcënimet nuk janë pjesë e zgjidhjes. Hoxhaj deklaroi se situata në veri të vendit është kërcënuese, ndërsa akuzoi Serbinë se po pengon zbatimin e rezolutës.

Në vijim ministri kosovar dënoi dhunën e ushtruar mbi ushtarët e KFOR-it nga strukturat paralele ilegale në veri, si dhe kërkoi nga të gjithë përfaqësuesit e shteteve anëtare të OKB-së, që të rrisin presionin mbi Serbinë për shpërbërjen e plotë të këtyre strukturave kriminale, si parakusht për stabilitet dhe paqe në Ballkan.

Përfaqësuesi i UNMIK-ut në Kosovë Farid Zafir, ka deklaruar gjatë raportimit të tij në fillim të seancës së Këshillit të Sigurimit se palët duhet që të përmbahen në këtë situatë të tensionuar të krijuar pasi ka shtim të incidenteve në veri të Kosovës.

Raporti i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Moon flet për situatën shqetësuese në veri të Kosovës dhe nevojën e gjetjes së zgjidhjeve me bisedime

Sakaq edhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç, ka pohuar gjatë seancës së Këshillit të Sigurimit se situata në veri duhet të zgjidhet sa më parë .

a.y/NOA

KOMENTE