English

OKB, nis seanca për dhunën në Kosovë

Nju Jork, 29 nëntor 2011, NOA - Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka nisur pak minuta më parë diskutimin mbi raportin tremujor të sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Kosovën. Në mbledhjen e KS-së merr ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, homologu i tij serb Vuk Jeremiç dhe shefi i UNMIK-ut Farid Zafir.

Sipas përfaqësuesit të UMNIK, ka shtim të incidenteve në veri të Kosovës.

“Dduhet të ketë një lidership dhe të shmanget përdorimi i dhunës. Duhet të luftohet krimi ndëretnik”, tha pak minuta më parë, Zafir. Ministri Hoxhaj do të raportojë për arritjet e Kosovës gjatë tre muajve që trajton raporti, ku pritet të nënvizojë nevojën e shtrirjes së sundimit të ligjit në gjithë territorin e vendit. Raporti i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Moon flet për situatën shqetësuese në veri të Kosovës dhe nevojën e gjetjes së zgjidhjeve me bisedime. (vijon)

a.q/NOA

KOMENTE