Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Reforma Zgjedhore, nesër nis puna
English

Reforma Zgjedhore, nesër nis puna

Tiranë, 29 nëntor 2011, NOA- Përfaqësuesit e 8 partive parlamentare do të mblidhen për herë të parë nesër, në takimin e komisionit ad- hoc për Kodin Zgjedhor, afro 2 javë pas votimit në Kuvend. Nga të majtët do të marrin pjesë PS e PBDNJ, ndërsa nga e djathta PD, LSI, PR e PDIU. Partitë e vogla, që nuk janë pjesë e parlamentit do të konsultohen vazhdimisht për çdo vendimmarrje, por pa të drejtë vote. Pritet që puna të nisë me amendimet për ndryshimet në kodin aktual si: votimi familjar, votimi fiktiv, problemet me listat e zgjedhësve. Për socialistët një çështje e debatueshme është përmirësimi i administratës zgjedhore, si në pushtetit lokal edhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Pika që pritet të shkaktojë debate është sigurisht sistemi zgjedhor, ku po këmbëngulet për aplikimin e sistemit proporcional kombëtar . Partia Socialiste është shprehur e gatshme të diskutojë mbi korrektimit kombëtar të sistemit duke ruajtur elementë të rëndësishëm të përfaqësimit rajonal. Ndërkohë, javët në vijim do të zbardhin edhe qëndrimin zyrtar të demokratëve, nëse do të pranojnë apo jo ndryshimin e sistemit zgjedhor në vend.

Po sot lidhur me këtë çështje zv.Presidenti i Asamblesë së Këshillit të Europës, Jean-Claude Mignon pas takimit me kryeparlamentaren Jozefina Topalli, u shpreh se, “Këshillit i Europës së bashku me Asamblenë e KE-së kanë punuar për arritjen e një konsensusi mes palëve dhe prishja e marrëveshjes tani do të ishte e papranueshme për demokracinë. Këshilla ime për Reformën Zgjedhore është diskutim, kjo është demokracia dhe parlamenti. Është e rëndësishme që nesër palët të arrijnë një draft të pranueshëm për të gjithë”.

NOA

KOMENTE