Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Autizmi, hapet Qendra Rajonale në Shqipëri
English

Autizmi, hapet Qendra Rajonale në Shqipëri

Tiranë, 30 nëntor 2011, NOA- Fondacioni "Fëmijët Shqiptar" nën drejtimin e zonjës Liri Berisha realizuan hapjen e qendrës për të ndihmuar fëmijët që vuajnë nga sëmundja e Autizmit.

Siç informona agjencia e lajmeve NOA.al, u përurua ditën e sotme Qendra Rajonale për Autizmin në Shqipëri që do t’i vijë në ndihmë fëmijëve të prekur nga çrregullimet e spektrit autik dhe familjeve të tyre.

Në ceremoninë e përurimit ishin të pranishëm të gjithë ata që bënë të mundur realizimin e kësaj qendre por edhe përfaqësues të lartë të Qeverisë si Kryeministri Sali Berisha dhe Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili.

Mësohet se kjo Qendër Rajonale për Autizmin është fryt i punës disa vjeçare të Fondacionit Fëmijët Shqiptar dhe presidentes së këtij fondacioni Dr. Liri Berishës.

Në fjalën e mbajtur me këtë rast ajo tha se, “Kjo qendër është ideuar dhe ndërtuar nga Fondacioni "Fëmijët Shqiptar" si një dhuratë e dobishme për të gjithë ata fëmijë dhe familjet që janë prekur prej autizmit, por edhe problemeve të tjera të zhvillimit. Ajo është një simbol i mrekullueshëm i mirësisë, shpresës, dashurisë njerëzore, dhe bujarisë që një numër i madh njerëzish e institucionesh treguan. Fjalët nuk shprehin dot të gjithë mirënjohjen, gëzimin e shpresën tonë për ndryshimin që ajo do të sjelli në një vend si i yni që ka shumë nevojë për të.”

Zonja Berisha theksoi punën kërkimore e shkencore që kjo qendër do të bëjë në fushën e trajtimit të autizmit. “Kemi hedhur hapat e para drejt kërkimit shkencor, dhe jemi drejt përfundimit të një strategjie kombëtare për autizmin, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Autism Speaks. Për të gjitha këto jemi konsideruar si një model suksesi e zhvillimi në rajon që duhet në këtë pjesë të globit. Me inkurajimin e Autism Speaks vendosëm të iniciojmë bashkëpunimin me partnerë në Evropën Juglindore”. theksoi ajo.

Ndërsa Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, vuri theksin tek standardet e arritura nga kjo qendër. Ai theksoi se “kjo qendër është një shembull ku shërbimet mjekësore në Shqipëri kanë arritur standardet e Bashkimit Europian.”

Në ceremoninë e sotme ishte i pranishëm edhe drejtori i Autism Speaks, Mark Roithmayr. Ai vlerësoi punën e bërë nga Fondacioni i drejtuar nga ana e Dr. Liri Berishës në këto vite për ndërgjegjësimin dhe trajtimin e fëmijëve autik.

Projekti i Fondacionit Fëmijët Shqiptar, me financim 200 mijë Euro për dy vitet e ardhshme, financuar nga Autism Speaks, parashikon që në bashkëpunim me Universitetin e Connecticat dhe Prof. Debora Fein të konsolidojë më tej trajnimin e prindërve dhe realizimin e Manualit Shqiptar të Edukimit për Prindërit, i shoqëruar me një DVD-praktike.

a.y/NOA

KOMENTE