English

Berisha – Zenelaj: Historia i shërben dijes

Tiranë, 2 dhjetor 2011, NOA - Kryeministri Berisha priti sotnjë takim Eqerem Zenelaj, Profesor i Shkencave Juridike dhe studiues i çështjes shqiptare, i cili në këtë takim shoqërohej edhe nga ambasadori shqiptar në Vjenë, zoti Vili Minarolli.

Kryeministri Berisha theksoi se duhet të ndriçohen shumë aspekte të historisë me dokumente dhe fakte.

“Historia, - u shpreh Kryeministri, - është shtyllë kryesore e dijes së një kombi dhe ai duhet ta dijë atë objektivisht. Ndaj ajo duhet shkruar duke iu përmbajtur parimeve dhe metodave shkencore”.

Studiuesi Zenelaj po përgatit një ekspozitë për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë me temë “Figurat shqiptare në veprat e artistëve evropianë”, e cila do të organizohet nën kujdesin e Kryeministrit Berisha. Kryeministri e quajti këtë punë të studiuesit si të shkëlqyer, pasi ka renditur figura të ndritura në panteonin e kombit.

Zenelaj vlerësoi kontributin e Kryeministrit Berisha në çrrënjosjen e komunizmit në Shqipëri, në mbështetjen e pavarësinë e Kosovës dhe në progresin e Shqipërisë në rrugën e zhvillimit.

a.q/NOA

KOMENTE