English

Ndryshimi i Rregullores, Dokle: Gjithë deputetët të japin mendim

Tiranë, 2 dhjetor, 2011, NOA – Grupi i punës për ndryshimin e Rregullore së Kuvendit i përbërë nga deputetët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike ka zhvilluar sot mbledhjen e parë.

Në mbledhjen e parë janë diskutuar pikat ku do të fokusohet kjo reformë. Kryetarja e Kuvendit, e pranishme në takim ka theksuar se administrata e Kuvendit është e gatshme të jap gjithë kontributin për t’i ardhur në ndihmë komisionit, edhe pse siç tha Topalli, rregullorja ekzistuese është në standardet e kërkuara.

“Rregulloja aktuale është shumë e mirë, megjithatë shpresojmë ta përsosim edhe më tej. Unë i kërkojë administratës që vendos në dispozicion të grupit të punës jo vetëm burimet njerëzore, por edhe ekspertizën e nevojshme”, tha Topalli.

Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në këtë komision, Namik Dokle u shpreh se “puna në këtë institucion do të jetë një konsultim me të gjithë grupet parlamentare për të sjellë një produkt sa më të mirë”.

Dokle u shpreh se “praktika parlamentare sugjeron gjëra të reja dhe standarde evropiane. Gjithë deputetët janë të ftuar të jepin mendime”.

a.k/NOA

KOMENTE