Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Korrupsion te Ministria e Financave
English

Korrupsion te Ministria e Financave

Tiranë, 3 Dhjetor 2011 NOA – Një operacion spektakolar është kryer sot nga prokuroria shqiptare e cila ka arritur të kapë mat funksionarë shtetërorë që abuzonin me detyrën.

Nga Prokuroria e Përgjithshme, Plator Nesturi, drejtor për marrëdhëniet me publikun ka shpjeguar detajet e operacionit për agjencinë e lajmeve NOA.al.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka ndaluar dhe filluar hetimet për procedimin penal në ngarkim të shtetases Rajmonda Juka, me detyrë arkëtare në filialin e postës Shkodër.

Ajo akuzohet për veprat penale "Vjedhje duke shpërdoruar detyrën", e parashikuar nga neni 135 i K.Penal, "Falsifikimi i dokumenteve", e parashikuar nga neni 186/3 i K.Penal. Hetimi për këto çështje po kryhet nga prokurorë te Njësisë së Përbashkët Hetimore të kësaj Prokurorie.

Gjate hetimit te këtij procedimi penal, ka rezultuar se kjo shtetase, me qëllim pushimin e çështjes në ngarkim të saj, ka komunikuar me shtetasen Alketa Broci, specialiste ne Ministrinë e Financave dhe shtetasin Petrit Pepkolaj, të cilët i kanë premtuar se në këmbim të një shume parash, ato do të ndërhynin tek prokurori që hetonte çështjen në ngarkim të saj, me qëllim për ta pushuar atë.

Për këtë qëllim, Rajmonda Juka, i ka dorëzuar fillimisht Alketa Broci, një sasi parash. Pas disa ditësh, Alketa i ka kërkuar Rajmondës dyfishin e shumës së dorëzuar tashmë, shumë te cilën ajo ka rënë dakord ta jepte duke ia dorëzuar Alketa Brocit. Kjo e fundit, sot më datë 3 dhjetor 2011, në Tiranë, ka takuar Petrit Pepkolaj i cili ishte personi që do të realizonte ndërhyrjen tek prokurori i çështjes dhe i ka dorëzuar atij shumën e parave që kishte marrë nga Rajmonda Juka.

Menjëherë, pas realizimit të dorëzimit të parave, oficere të Policisë Gjyqësore, kanë realizuar arrestimin në flagrancë te Petrit Pepkolaj dhe Alketa Broci, persona nën hetim për veprën penale "Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike", e kryer ne bashkëpunim dhe e parashikuar nga neni 145/2 i K.Penal.

Po ashtu, në momentin e arrestimit të dy personave te mësipërm, Petrit Pepkolaj iu sekuestrua edhe shuma e parave prej 15.000 Euro, e dorëzuar nga Alketa Broci (e kërkuar shtetases Rajmonda Juka).

Me urdhër të Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Shkodër, është bërë edhe ndalimi i Rajmonda Juka, person nën hetim edhe për veprën penale "Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike". Prokuroria konfirmoi se po i vazhdon hetimet edhe për veprat e tjera penale për të cilat po hetohet kjo shtetase.

e.t/NOA

KOMENTE
  • ujku19:50 - 03 Dhjetor 2011
    po kto pislleqe se lan shqiperine me ec perpara por po ecen vetem mrapa ,korrupsion hesapi ,mirmengjes interes i thojn ksaj ....