Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shlyerja e mëkateve të Shqipërisë
English

Shlyerja e mëkateve të Shqipërisë

Nga Nexhmedin Spahiu Kur Rudina Xhunga inter vistoi Nexhmije Hoxhën, për mua si shikues ishte një torturë e vërtetë. Përfundimin e emisionit e përjetova si mbijetesë. I shtrova vetes pyetjen: po tre milionë shqiptarë që u torturuan për 45 vjet nga kjo grua, vallë me çfarë pasojash e mbijetuan atë? I recitova vetes poezinë e Ismail Kadaresë të mësuar përmendësh që në klasën e katërt fillore: Kur superkafshët dridhnin botën Njeriu në gjunjë nuk u ul Ka pasur vite të mamutëve Po kohë e tyre s’pati kurrë Me brirë të tmerrshëm e klithma kobi Mbi tokë ata vunë ligjin bishë Me gjithë këtë ish kohë e njerëzve Dhe ky planet i njerëzve ish Nga superpesha u vinte vdekja Ngecnin përbindëshat në batak Ashtu do ngecin supershtetet Në llum të globit pak nga pak Dhe kur të ardhmen do zbulojnë Eshtrat e tyre nëpër botë Ashtu si eshtrat mamutore Që zoologët gjejnë sot Kur t’zbulojnë konstruktet, dhëmbët… Atë burokratizëm hata Po ç’heronj do thonë ishin njerëzit Që rrojtën tok me ta Ata që u ngritën përballë tyre Që u qëndruan trimërisht Ish kohë e tyre do thonë Dhe ky planet i tyre ish. Gjatë qëndrimit në Shqipëri e kam përjetuar rëndë shpërfytyrimin e shoqërisë shqiptare që i kishte bërë komunizmi dhe me aq sa mundja përpiqesha që kjo shoqëri të kthehej në normalitet, punë këtë që e bënë edhe shumë miq të Shqipërisë dhe shqiptarë që e mbijetuan komunizmin pa i prekur ky helm. Kam hasur shumë personalitete e familje që të ngjallnin admirim. Më kujtohej gjyshi im, i cili sa herë që ia recitoja këtë poezi, më thoshte se superkafsha përbindësh ishte Enver Hoxha dhe se Shqipëria ka burra që nuk do t’i helmojë komunizmi, po vështirë e kanë. Nuk e di nëse Ismail Kadare fjalën diktaturë e ka zëvendësuar qëllimisht me fjalën supershtet, por unë gjithnjë e kam kuptuar kështu nisur nga komentet e gjyshit dhe poezinë nuk e paskam harruar as sot e kësaj dite. Besoj se kështu do ta kenë kuptuar edhe shumë shqiptarë të tjerë. Por, shoqëria shqiptare sot nuk përbëhet vetëm nga të pickuarit nga komunizmi dhe nga ata që i qëndruan trimërisht, por edhe nga të pafajshmit. Ja se çfarë shkruan Ndrek Gjini në poezinë e tij “Kalendari i gjyshes”: Gjyshja ime e kishte një kalendar të vërtetë, “Ti pate lindur tetë hëna pasi komunistët i patën vënë dinamitin kishës, katër hëna pas përmbytjeve të mëdha prej të cilave gjetën vdekjen gati gjysma e qytetit. Ishte vetëm dy hëna pas pjekjes se rrushit”, më thoshte ajo mua. Nëse unë do t’ju thosha ditëlindjen time me kalendarin aktual, atëherë realisht s’do t’ju thosha asgjë rreth vetes time. Pretendimi i poetit është se ka lindur tek atëherë, pasi Zoti kishte shpëlarë mëkatin e komunistëve që i patën vënë dinamitin kishës duke marrë në botën tjetër gjysmën e qytetit dhe tek kur Zoti ishte mëshiruar me qytetin dhe rrushi ishte pjekur. Në fakt, Shqipëria ka flakur tutje komunizmin si ide, por derivatet e enverizmit akoma kanë ngelur: historia e shtrembëruar, qëndrimi ndaj religjioneve dhe mëkatet për të cilat pak veta janë rrëfyer. Priftërinjtë mund ta dinë se sa veta janë rrëfyer para tyre për krimet që kanë bërë gjatë kohës së komunizmit, por ky lloj rrëfimi i çliron të rrëfyerit vetëm në person, por për t’u çliruar Shqipëria nga mëkati gjysmëshekullor nevojitet që fajtorët të rrëfehen publikisht dhe të kërkojnë ndjesë. Sigurimsat, prokurorët, gjykatësit, duhet të rrëfehen publikisht se si i kanë marrë në qafë të pafajshmit. Këtë duhet ta bëjnë edhe fshatarët e qytetarët e zakonshëm që për ndonjë favor të pushtetit kanë marrë në qafë dikë të pafajshëm. Këtë duhet ta bëjnë edhe politikanët apo artistët, që për t’u ngritur në karrierë morën në qafë këdo qoftë. Po kështu, Kristo Frashëri, Arben Puto e historianë të tjerë duhet të kenë kurajë të tregojnë se si e kanë falsifikuar historinë dhe të kërkojnë ndjesë për këtë. Ata që e bëjnë këtë të parët nuk do të kenë turp. Ky do të ishte një heroizëm që do ta rilindte Shqipërinë. *Poezitë e Ismail Kdaresë e të Ndrek Gjinit të cituara në këtë shkrim, mund të mos përputhen me tekstin origjinal. Këtu janë ashtu siç i kam mbajtur në mend.

"Panorama"

KOMENTE
  • livalu Ligor Luarasi14:29 - 03 Dhjetor 2011
    KEMI SUPERNEVOJE PER PURIFIKIM. Zoti Nexhmedin Spahiu ne shkrimin e tij:"SHLYERJA E MEKATEVE TE SHQIPERISE" zbarth nje problem qe qendron ne themelet e nje Shqiperije per se mbari.Shqiperi qe e desherojme te gjithe.Ndersa purifikimin e shpirtrave te renduar,te molepsur autori i shkrimit nuk e sheh si nje hakmarje por si nje domozdoshmeri per harmoni te vertete te sinqerte midis te gjithe shqiptareve,qe se pari do lehtesoje vete keto shpirtra te molepsur dhe pas tyre c'do shqiptar do ndjeje ecjen ne nje rruge aq te munguar per te gjithe shqiptaret,ne rrugen e armonise dhe jo te percarjes.Kjo rruge ende vazhdon edhe tani edhe ka rezik te vazhdoje gjithemon.Shqiperia eshte shume me e lehte te ndryshoje me asfaltimet, koha po deshmon sa shpejt ato po behen,por domozdoshmeri jetike kemi pastertine tone shpirterore pa te cilen c'do gje do ta shohim te ndotur si ato pellgjet me plera se s'i duron askush.Per temen qe hap Z.N.Spahiu c'do shqiptar duhet te thote mendimin dhe deshiren e tij,boll qendruam indiferente dhe lejojme me heshtje metastaza te reja,sikur si ka mjaft populli yne dhe atdheu ato metastaza qindra vjecare apo me dekada te tera jetojne ala ne trupin e cfilitur te atdheut Shqiperi dhe te c'do shqiptari qe vetem sa egziston apo qe ka prishur gjumin se jeton me rruget e mekateve,intrigave,dredhive.S'KA SHQIPERI PA PASTERTI SHPIRTEORORE TE C'DO SHQIPTARI TE KUDONDHUR.Ndryshe do bejme frymemarje ne nje pseudojete.