Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Të alkoolizuarit dhe problemet e tyre në tërësi
English

Të alkoolizuarit dhe problemet e tyre në tërësi

Tiranë, 3 dhjetor 2011, NOA - Klinika e Trajtimit të Varësisë Alkoologjike, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka organizuar sot Konferencën e parë Ndërkombëtare me temë “Alkooli, diagnostikimi trajtimi dhe rehabilitimi i personave”, si dhe ndërhyrja social kulturore, që duhet bërë për këta persona.

Përveç mjekëve të njohur në vendin tonë të pranishëm kanë qenë edhe profesorë të ardhur nga Italia, të cilët dhanë përvojat e tyre për trajtimin e këtyre rasteve.

Sipas shefit të këtij shërbimi, Shpëtim Doksani deri më tani qysh nga hapja e klinikës janë trajtuar 288 raste, prej të cilave 8 për qind i përkasin seksit femër.

Përveç trajtimit të alkoolit të rëndësishme janë edhe diagnozat e tjera, që këta pacientë paraqesin.

“Të akoolizuarit nuk kanë vetëm problemin e alkoolit, pas tyre vijnë edhe një sërë problemesh të tjera, të cilat kanë të bëjnë me sëmundjet gastroheptologjike, neurologjike, gjendje të ankthit etj. Ndaj pacienti duhet parë në tërësi. Ndaj ajo, që do të këshilloja është përdorimi i protokolleve te mjekimit për këtë sëmundje”, pohoi Piani.

Një problem të madh të abuzimit me alkoolin dhe dipendencës alkoolike kanë familjet me prindër me defiçencë në shëndetin mendor, që kur shoqërohen me abuzim alkolik çojnë në defiçit serioz të shëndetit, trauma familjare dhe sidomos në dhunë verbale e fizike tek fëmijët.

Alkoolizmi (alkol dipendenca) ka korrelacion serioz në inçidencën e sëmundjeve mendore.

mit/NOA

KOMENTE