English

Berisha: Pas Pavarësisë, viti 1990 më përcaktuesi për shqiptarët

Durrës, 4 dhjetor 2011, NOA – Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot nga qytetit i Durrësit, ku ndodhet në një takim me të rinjtë dhe studentë të universitetit shtetëror, se Lëvizja Studentore gjatë vitit 1990 është një nga proceset më të rëndësishme në historinë e vendit, pas shpalljes së pavarësisë.

Ai u shpreh se studentët dhe të rinjtë arritën të mposhtnin një nga sundimet më të egra në Europë dhe ndaj, kjo lëvizje ka rëndësi mjaft të madhe.

“8 dhjetori ditës së demonstratës së rinisë studentore në Tiranë, që sot është dhe dita kombëtare e rinisë. Kjo është një datë që meriton nderimin më të madh, pasi në vlerësimin dhe memorien time dhe duke menduar dhe rimuar shumë herë, pas Pavarësisë së Shqipërisë, viti 90 është më përcaktues në historinë e shqiptarët.

Viti që sollën studentët mund të konsiderohet viti i mrekullirave”, tha Berisha.

Ai tha se edhe në Rusi, krimet që janë bërë nga komunizmi nuk kanë qenë kaq të egra.

“Pak ditë më parë gjatë nj dreke me Gorbaçovin, Gorbaçovi është një nga ata personalitete më të mëdha të shekullit që shkoi, që me rolin e tij, kontribuoi në shembjen e komunizmit, kur unë i dhashë statistikën zyrtare, ku janë pushkatuar 800 gra dhe nëna shtatzënë, u tronditë jashtë mase”, tha Berisha.

a.k/NOA

KOMENTE