Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Të bësh apo të mos bësh seks: Ja 10 arsye pse JO
English

Të bësh apo të mos bësh seks: Ja 10 arsye pse JO

Tiranë, 4 Dhjetor 2011 NOA/ Rid Bulku - Të bësh apo të mos bësh seks, kjo është çështja. Dhe për të gjetur një përgjigje nga vetë personat aktivë për seks, një institut sondazhesh në Mbretërinë e Bashkuar, ka kryer një sondazh me katër mijë persona, femra dhe meshkuj të moshës nga 18 deri 50 vjeç, të kategorive të ndryshme shoqërore, intelektualë, punëtorë, studentë dhe profesione të tjera të lehta dhe të rënda.

Në fund, instituti OnePoll, ka arritur në konkluzionin se janë dhjetë arsye sipas katër mijë personave të intervistuar, pse nuk duhet bërë seks dhe pse nuk bëhet seks i shpeshtë në çift(!).

Sondazhi ka përmbledhur dhjetë përgjigjet më të shpeshta pse nuk bëhet seks, raporton agjencia e lajmeve NOA.al. Ato në fakt tingëllojnë më shumë si shfajësime apo justifikime, por që gjithsesi përdoren nga 99 për qind e të intervistuarve.

Shprehja më e zakonshme pse nuk duhet bërë seks, është tipikja “Jam i ose e lodhur”.

Më poshtë gjeni dhe të gjitha arsyet e nxjerra nga personat pjesëmarrës në sondazh.

Lodhja e ditës më ka këputur Kam një dhimbje koke që s’po më shqitet Nuk kam dëshirë të bëj seks Kam kaq punë sa nuk e kam mendjen te seksi Bobo sa herët duhet të zgjohem nesër në mëngjes, ndaj gjumë dhe asgjë tjetër Të bëj seks? Uff, sa më nervozon kjo gjë Do të bëjmë seks? Ah sikur, por ja bebi po qan Seks ne të dy? Harroje, nuk jemi njohur aq sa duhet Dakord, le ta bëjmë, por më parë shko futi një dush Më dhemb shpina kaq shumë sa më mirë e lëmë për herë tjetër

KOMENTE
  • nurchi 20:38 - 04 Dhjetor 2011
    hahah pom keshet qe mi pas intervistu shiptart 100 % per