Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Putin fitoi sërish, por mbështetja i ka rënë masivisht
English

Putin fitoi sërish, por mbështetja i ka rënë masivisht

Partia Rusia e Bashkuar, me liderët Vlladimir Putin dhe Dmitri Medvedev, ka pësuar rënie të madhe të mbështetjes nga votuesit në zgjedhjet parlamentare, që u mbajtën të dielën.

Megjithëqë, kjo parti do ta ketë numrin më të madh të deputetëve në Dumën Ruse, zgjedhjet e së dielës paraqesin një goditje për liderët rusë.

Partia Rusia e Bashkuara udhëheq me 50.09% të votave, pasi janë numëruar 80.16 % të fletëvotimeve, ka njoftuar Komisioni Qendror Zgjedhor.

Për këtë parti, ky rezultat paraqet rënie të madhe, pasi në vitin 2007 kishte fituar 64.3% të votave, vlerëson radio Evropa e Lirë. ​​ Në vendin e dytë është Partia Komuniste me 19.21%, pason partia e qendrës së majtë Vetëm Rusia, një kohë parti lojale ndaj Kremlinit por tash në opozitë, me 12.97%.

Demokratët Liberalë të nacionalistit Vlladimir Zhirinovski, u plasuan në vendin e katër, pasi fituan 12.8%.

Rezultate pothuajse të ngjashme kishte paraparë organizata shtetërore Qendra për Hulumtime të Opinionit në gjithë Rusinë.

Duket se partitë Jablloko, Çështja e Drejtë dhe Patriotët e Rusisë, kanë dështuar ta kalojnë barrierën prej 7% për të fituar ulëse në Dumën Ruse.

Rezultatet paraqesin goditje serioze për partinë udhëheqëse. Rusia e Bashkuara e ka humbur shumicën prej dy të tretave, që e kishte në përbërjen aktuale të Dumës, në të cilën ajo kishte 315 prej gjithsej 450 vendeve.

Në fjalimin e tij televiziv, së bashku me presidentin Dmitri Medvedev, kryeministri Vlladimir Putin, u përpoq që t’i lavdëroj rezultatet:

“Bazuar në këto rezultate, ne do të jemi në gjendje të sigurojmë zhvillim stabil të vendit tonë”, tha Putin, i cili pothuajse e ka të sigurt fitoren në zgjedhjet presidenciale ruse, në muajin mars të vitit të ardhshëm.

Por ai nuk e ka përmendur në mënyrë specifike rënien e mbështetjes për Rusinë e Bashkuar.

Dmitri Medvedev, i cili formalisht e ka udhëhequr listën e kësaj partie, dhe i cili pritet të bëhet kryeministër, kur mandati i tij të përfundojë, tha se rezultatet e zgjedhjeve tregojnë “demokracinë në aksion” në Rusi.

Kryesuesi i Dumës Ruse dhe zyrtar i lartë i partisë Rusia e Bashkuar, Boris Grizllov, tha se kjo parti ka fituar.

“Rusia e Bashkuar ka fituar. Ky rezultat që e kemi arritur është shumë i rëndësishëm. Ne morëm mbështetje nga elektorati. Ne mund të themi se Rusia e Bashkuar mbetet parti udhëheqëse”, tha Boris Grizllov.

Por, lideri i Partisë Komunise, Genadij Zjuganov, tha se Rusia po largohet nga kursi i partisë udhëheqëse.

“Shtetasit e vendit tonë janë larguar nga kursi i partisë udhëheqëse. Përkundër përpjekjeve për ta shkëputur opinionin publik, vendi ka refuzuar ta mbështesë Rusinë e Bashkuar, dhe në fakt është mundur pothuajse në secilin qytet në mbarë Rusinë”, tha Genadij Zjuganov.

Analisti Pavel Salin, nga Qendra për Vlerësime Politike në Moskë, tha se rezultatet tregojnë se shoqëria po bëhet gjithnjë e më e zëshme.

“Kjo nuk është disfatë totale për Rusinë e Bashkuar, por është zile kryesore e alarmit, jo vetëm për Rusinë e Bashkuar, por për autoritetet në përgjithësi. Disponimi për protesta ka zënë vend në shoqëri dhe kjo mund të shfrytëzohet nga partitë opozitare”, tha Salin.

Më se 100 persona janë arrestuar për shkak të tubimit të palejuar nga autoritetet, nga mbështetësit opozitarë, në Sheshin e Triumfit në Moskë. Demonstruesit brohorisnin “turp” dhe “na i ktheni zgjedhjet tona”.

50 protestues të tjerë janë arrestuar në një tubim, që nuk ishte i lejuar nga autoritetet, në Shën Petersburg.

KOMENTE