English

Pasqyra e shtypit, 6 dhjetor 2011

Tiranë, 6 dhjetor 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e martë, 6 dhjetor 2011.

Edicioni i parë

Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor në numrin e sotëm artikullin me titull: “Rajmonda Stefa: Rama shpërbleu Veliajn për sulmet ndaj Nanos”, i cili pasqyron qëndrimin e deputetes së PS-së ndaj komenteve të kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të PS-së Edi Rama, për rolin që ish-kreu i bashkisë ka luajtur në rrëzimin e ish-kryeministrit Fatos Nano. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Tirana vishet me pekt të ri festiv”, “Fatbardh Kadilli: Sistemi zgjedhor, vetëm ndryshime të karakterit teknik”, “Kuvendi miraton buxhetin, PS voton kundër”, “Urdhri nga janari, bukës do t’i shtohen vitaminat”, “Biznesmeni, dëshmia që çjer maskën e Dritan Priftit: Më kërkoi ryshfet”.

Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor në numrin e sotëm artikullin me titull; “Grabitja në Tiranë plumba policit, po transferonte 30 mln për një biznesmen”, i cili flet për plagosjen e ndodhur dje në kryqëzimin e “21 dhjetorit” në Tiranë. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Gorbaçov: E vërteta e komunikimit me Ramiz Alinë dhe mbledhja e Katovicës”, “Koalicioni me PS-LSI, Meta: Është oshilacion i Edi Ramës”, “Harasani: Rroga e drejtorit të CEZ, 66 mijë euro”, “Video-përgjimi, dëshmitari: Prifti më ka kërkuar peshqesh”. "Pylli" i Kasëm Trebeshinës ngjitet në skenën parisiene”.

E përditshmja “Shqiptarja.com” ka si argument kryesor në numrin e sotëm; “Milionat sekrete të Berishës, vendimet e qeverisë, nga lobingjet në Amerikë te koncertet kundër grevës së urisë së socialistëve”, i cili flet për kontrata të cilat janë miratuar me vendime nga qeveria, por nuk janë publikuar në Fletoren Zyrtare. Disa tituj të tjerë janë; “Vokshi nën hetim për 106 mijë euro”, “Video e Metës, deklarata e Gimit të 7%-shit, pyetje-përgjigjet”, “Rekomandimet e Komisionit të Venecias: S’duhet KQZ partiake”, “Shuhet familja, dëshmitari: Zjarrfiksja, 25 minuta me vonesë”, “Hoteli i parë për GAY në Tiranë dhomat nga 15 deri në 30 euro”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.

a.k/NOA

KOMENTE