Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pollo: Monopolet e internetit, nuk do të tolerohen
English

Pollo: Monopolet e internetit, nuk do të tolerohen

Tiranë, 6 dhjetor 2011, NOA- Ministri për Inovacionin, Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit, Genc Pollo ishte sot i pranishëm në forumin e 3-të shqiptar të Telekomunikacionit me temë “Shqipëria Dixhitale- Në Rrugën drejt Brezit të Gjerë”.

Në fjalën e mbajtur me këtë rast Pollo tha se Qeveria ka bërë përpjekjet maksimale për të zhvilluar këtë sektor.

Më tej ai shtoi se, “Për furnizimin e internetit, nëse kemi monopole, ato nuk duhet të tolerohen sepse janë një pengesë për zhvillimin, për investimin e operatorëve të tjerë dhe janë kosto, në radhë të parë për publikun, që sot në Shqipëri, paguan çmime interneti më të larta se vendet e rajonit. Krahas kuadrit ligjor, kujdesi ynë, bashkë me rregullatorin, AKEP, është të garantojmë një start të barabartë për të gjithë operatorët, pa privilegje dhe pa monopole. Për këtë është nevoja të miratohet legjislacioni i duhur”.

Ndërsa lidhur me mbrojtjen kibernetike, ministri Pollo tha se, Qeveria ka krijuar ALCIRT-in, një agjenci në Kryeministri, e cila në bashkëpunim me Carnegie Mellon, i kontraktuar nga USAID për mbështetje, do të zhvillojë sistemet mbrojtëse, kapacitetet njerëzore, shkëmbimin e njohurive të duhura për fushën përkatëse, në mënyrë që sistemet online, që po zhvillojmë, të jenë të mbrojtura nga çdo ndërhyrje jomiqësore.

Sipas Pollos, Shqipëria Dixhitale është një projekt vërtetë ambicioz, me arritje por edhe sfida, pjesë e pandashme e vizionit të Shqipërisë si një vend i zhvilluar në Ballkan.

Mësohet se synimi kryesor i forumit është të kthehet në një pikë takimi për sipërmarrësit e politikës dhe biznesit, si edhe për të gjithë aktorët kryesorë të tregut me qëllim shkëmbimin e pikëpamjeve dhe propozimeve të ndryshme në tregun shqiptar të Teknologjisë Informacionit dhe Komunikimit.

a.y/NOA

KOMENTE