English

Basha:Stazh me pagesë për 84 studentë ekselentë

Tiranë, 7 dhjetor 2011, NOA - Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha mori pjesë në ceremoninë e shpërndarjes së “Medaljeve të Arit” dhe “Student i Shkëlqyer ” për 84 studentë të Universitetit të Tiranës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha i konsideroi 84 studentët me medalje ari si aset të vyer për botën akademike, por edhe për qytetin.

Basha bëri të ditur se nga nga burimet e Bashkisë, të paktën 1 milionë euro, do të adresohen për praktikën e studentëve pas mbarimit të shkollës. Në këtë kuadër Kryetari i Bashkisë bëri të ditur vendimin për t’u mundësuar stazh me pagesë në Bashkinë e Tiranës, institucione të tjera publike, në sektorin privat, duke filluar nga java e parë e Janarit për 84 studentët e diplomuar sot.

“Shpreh besimin tim se pas dy javësh Këshilli Bashkiak do të miratojë propozimin tim, për buxhetin e vitit 2012, ku Bashkia e Tiranës do të ngrejë një fond për praktikën e studentëve pas mbarimit të shkollës.

Ky fond do të jetë nga burimet tona, të paktën 1 milionë euro, por unë pres me besim se kjo shumë do të dyfishohet dhe trifishohet nga pjesëmarrja i institucioneve të tjera. Praktika, siç kam premtuar, do të jetë stacion kalimi drejt punësimit të profesionistëve të rinj që dalin nga auditorët e universiteteve”, tha Basha.

a.q/NOA

KOMENTE