Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama nga Berati: Berisha nuk përdor mjete normale për të mbajtur pushtetin
English

Rama nga Berati: Berisha nuk përdor mjete normale për të mbajtur pushtetin

Tiranë, 8 Dhjetor 2011 NOA/ Ariola Ymeraj - "Pushteti i sotëm nuk përdor rrugë dhe mjete normale që përdoren në çdo demokraci europiane" dhe e shtjelloi idenë e tij.

Kjo ka qenë një ndër çështjet që ka trajtuar kryetari socialist në këtë asamble të zgjeruar të rrethit Berat kur tha se: “Pushteti i sotëm përdor armë që nuk përdoren në një demokraci normale. Dhunën dhe presionin e pushtetit sot e njohin të gjithë. Nuk e zgjedhim kundërshtarin. Ky është kundërshtari.”

“Ta mbushim programin me shpirt, me solidaritet. Ta mbushim me energji pozitive. Kjo betejë kërkon vendosmëri maksimale”, ju drejtua Rama socialistëve të Beratit.

Kreu socialist ka përsëritur se: “Duhet të kemi më shumë prezencë si opozitë dhe PS në rajon. Me qëllim që çështjet e shqiptarëve të shkojnë përpara duke krijuar kushtet që si forcë nesër në qeverisje të japim më shumë kontribute në këtë drejtim”.

Deklaratat nga kreu socialist Edi Rama, erdhën pasi ai u takua pasditen e së mërkurës me Asamblenë e zgjeruar të rrethit të Beratit, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Duke folur në këtë takim z. Rama ka theksuar se këto asamble duhet të kthehen në forume ku të ndahen shqetësimet dhe mendimet në interes të punës së përbashkët:

“Kjo një mbledhje e asamblesë lidhur me disa çështje të rëndësishme si pika të referimit të punës së PS në vijim. Këto asamble t'i kthejmë në forume me takime sistematike të organizuara me mandate sipas të gjitha grupeve që marrin pjesë në asamble. Të komunikojmë shqetësime dhe të ndajmë sëbashku mendimet në interes të punës së përbashkët”.

Më tej, kryetari Rama u fokusua tek programi i ri politik i Partisë Socialiste, duke nënvizuar se ky program është bazë mjaft e mirë me një sërë rrugësh alternative në boshtin e tij.

Por kryesorja, vazhdoi ai, është prezenca e PS në çdo komunitet: “Programi i miratuar në Kongres është hapi i parë drejt programit përfundimtar elektoral dhe qeverisës.

"E rëndësishme që ne të ndërtojmë një aktivitet të ngjeshur brenda partisë për ta përçuar programin në çdo derë dhe te çdokush. Do ndërtojmë një rrugë të tërë nga ky program bazë deri tek programi përfundimtar, me takime të formateve të ndryshme. Si një punë të mirëmenduar për të afruar sa më shumë njerëz. E domosdoshme që sëbashku me kryetarët e zgjedhur të bëhet një punë intensive edhe për gjallërimin e jetës politike të rinisë me qëllimin që të bëhen pjesë e kësaj familje politike.”

Rama ka prezantuar edhe njëherë alternativën e PS për taksimin progresiv. Sipas tij kush fiton më pak do të paguajë më pak dhe kush fiton më shumë do paguajë më shumë. “Sot taksimi është njësoj për të gjithë që nga pastrueset deri tek kryeministri. Propozimi ynë në program është që secili të paguajë sipas të ardhurave”.

Duke e mbyllur fjalën e tij në këtë takim me socialistët e Beratit, Rama ka theksuar se PS duhet të përçojë sa më shumë frymë besimi tek shqiptarët kudo që ata janë.

a.y/NOA

KOMENTE