Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shpërthimi në banesën e policit, Harasani: E turpshme heshtja e partive
English

Shpërthimi në banesën e policit, Harasani: E turpshme heshtja e partive

Tiranë, 8 dhjetor 2011, NOA - Deputeti i Partisë Socialiste, Andis Harasani ka dënuar sot aktin kriminal të ndodhur në banesën e zëvendës drejtorit të Policisë së Tiranës. Ligjvënësi socialist, shprehet në adresën personale në rrjetin social “Facebook” se është e turpshme që partitë politike nuk kanë reaguar për një ngjarje të tillë, ku është jeta e një punonjësi të shtetit dhe familjes së tij.

Harasani sjellë në vëmendje se prononcimet e forcave politike nuk mungojnë për çdo aktivtet që lidhet me rutinën e përditshme dhe nuk prononcohen për një ngjarje kriminale të përmasave të tilla.

“Dënoj me forcë aktin kriminal të ndodhur sotTiranë pranë apartamentit të zëvendësdrejtorit të Policisë së Tiranës. Është e turpshme që asnjë nga partitë që nuk lënë qokë fetare e romantike pa dalë para kamerave nuk u kujtuan të bëjnë qoftë dhe një prononcim!”, shprehet Harasani.

Reagimi i deputetit të PS-së lidhet me shpërthim e ndodhur mëngjesin e sotëm në banesën e e nëndrejtorit të Policisë së Tiranës, Dorian Muça.

Shpërthimi më lëndë eksplozive ka ndodhur në kohën që funksionari i lartë i policisë së shtetit ndodhej në banesën e tij në katin e pesënjë apartamenti në rrugën “Forsina Plaku” në kryeqytet. Fatmirësisht përveç dëmeve materiale nuk ka pasur viktima.

a.k/NOA

KOMENTE